DJALI E PYET BABAIN PËR MUHAMEDIN A.S.
–
Djali: Kush ka qenë Muhamedi?
Babai: Muhamedi a.s. ka qenë PEJGAMBER dhe i dërguar i Allahut.
Djali: A është marrë me ndonjë veprimtari tjetër përpos pejgamberisë?
Babai: Po, ka qenë BARI, ka ruajtur bagëtinë.
Djali: Pejgamberi BARI, si është e mundur kjo?
Babai: Përpos që ka qenë Bari, ka qenë edhe TREGTAR, ka bërë tregti të drejtë dhe të sinqertë.
Djali: A ka pasur Muhamedi a.s. fëmijë?
Babai: Po, është martuar dhe ka pasur djem dhe vajza të cilët i ka dashur shumë.
Djali: A është marrë Muhamedi a.s.me POLTIKË?
Babai: Po, Muhamedi a.s. ka qenë DIPLOMAT DHE POLITIKAN, e ka njohur shumë mirë si politikën kombëtare ashtu edhe politikën ndërkombëtare të asaj kohe.
Djali: A ka LUFTUAR Muhamedi a.s.?
Babi: Po, Muhamedi a.s ka qenë luftëtar dhe Komandant suprem i forcave të armatosura të muslimanëve.
Djali: Pse, a kanë pasur SHTET muslimanët?
Babai: Jo, në fillim muslimanët nuk kanë pasur shtet, por më vonë është formuar shteti dhe themelues i shtetit të muslimanëve është Muhamedi a.s.
Djali: A ka qenë Muhamedi a.s.GJYKATËS?
Babi: Po, Muhamedi a.s. ka qenë edhe GJYKATËS dhe ka pajtuar palët e konfrontuara.
Djali: A ka qenë Muhamedi a.s. UDHËHEQËS SHTETI?
Babi: Po, mirëpo edhe pse ka qenë udhëheqës shteti, ka qenë i thjeshtë, e ka dashur jetimin, është ulur me të varfrin. Pozita e lartë shtetërore nuk ka ndikuar që ai të mos qëndroj me njerëzit e rëndomtë sepse: “Atë i cili është i thjesht me njerëzit, Zoti e ngritë në pozitë të lartë”.
Në fund babai i thotë djalit të vet:
Biri im,
Muhamedi a.s. është shembulli dhe modeli më i mirë si për Bariun, si për Tregtarin, si për të Martuarin, si për Prindin, si për Politikanin, si për Diplomatin, si për Luftëtarin, si për Komandantin, si për Qeveritarin, po ashtu edhe për Gjykatësin.
Dr. Musli Vërbani