DJALI E PYET BABAIN PËR NATËN E KADRIT

DJALI E PYET BABAIN PËR NATËN E KADRIT

Djali: Pse quhet Nata e Kadrit?

Babai: Nga shkaku se kjo natë përmban ngjarjen më të rëndësishme të Zotit për historinë njerëzore.

Djali: Cila është ngjarja më e rëndësishme në historinë njerëzore?

Babai: Ngjarja më e rëndësishme e historisë njerëzore është fillimi i zbritjes së Kur’anit.

Djali: A ka edhe ndonjë arsye tjetër për vlerën e kësaj nate?

Babai: Po, nga shkaku se në këtë natë zbresin Melaqet dhe Xhibrili i cili ia ka sjell Muhamedit a.s. Kur’anin.

Djali: Për çfarë arsye zbresin melaqet dhe Xhibrili?

Babai: Për çdo urdhër prej urdhrave të Allahut të Madhërishëm.

Djali: A ka edhe ndonjë arsye tjetër pse zbresin melaqet në këtë natë?

Babai: Po, melaqet zbresin për t’i përshëndetur besimtarët me selam.

Djali: Çfarë kuptimi ka fjala Selam?

Babai: Fjala “selam” përpos që është përshëndetje, e ka kuptimin edhe të sigurimit nga çdo e keqe.

Djali: Pse e ka epitetin Lejletul-Kadri,

Babai: Për shkak të përcaktimit dhe të programimit të çështjeve për vitin në vijim.

Djali: Cili është ai program dhe cilat janë ato çështje?

Babai: Në atë program përcaktohen furnizimet dhe të gjitha ngjarjet për vitin në vijim, e pastaj melaqet e zbatojnë atë program për ato çështje.

Djali: Çka sjellë kjo natë për ne?

Babai: Kjo natë sjellë siguri nga çdo e keqe, sjellë qetësi, shëndet, në të pranohen lutjet, duke filluar nga fillimi i kësaj nate deri në agimin e mëngjesit të ditës tjetër.

Djali: Sa është e vlefshme kjo natë?

Babai: Është më e vlefshme se njëmijë muaj. Puna në këtë natë është më e mirë se puna e 1000 muajve.

Djali: Sa vite bëjnë 1000 muaj?

Babai: 1000 muaj është e barabartë me 83 vite e 4 muaj, përafërsisht sa jeta e çdonjërit.

Djali: Cilën lutje duhet ta bëjë në këtë natë?

Babai: Lutjen si në vijim: “Zoti im, Ti je Falës. E do faljen. Më fal mua”.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s