Dr. Musli Vërbani
Si ta falim namazin e VITRIT dhe si ta këndojmë duanë e KUNUTIT?
Namazi i vitrit është namaz vaxhib sikurse është vaxhib edhe namaz i Bajrameve.
Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë:
“Vërtet Allahu ka paraparë edhe një namaz shtesë, e ai është vitri, pra faleni atë namaz në mes të jacisë dhe agimit të ditës.” (Ahmedi – me isnadin sahih)
Koha e namazit të vitrit është prej faljes së jacisë e deri në agimin e ditës, pra namazi i jacisë mund të falet në fillim të natës, në mes të natës dhe në fund të natës.
VITR do të thotë tek.
Kemi namaz çift-çift (dy rekatësh dy rekatësh) dhe
namazi çift-tek (dy rekatësh dhe një rekatësh).
Namaz çift-çift janë namazet si f.v., suneti i drekës, farzi i drekës, etj.
Namaz çift-tek janë namazet si f.v., farzi i akshamit, namazi i vitrit, etj.
Namazi i Vitrit është namaz çift-tek dhe në vijim do të tregojmë se si falet ky namaz, dhe se si këndohet duaja e kunutit i cili këndohet varësisht prej dijes, pra shkurt, mesëm dhe gjatë, andaj do t’i paraqesim që të tri NIVELET.
NIVELI i PARË
Namazi Vitrit përbëhet prej tri rekateve.
Dy rekate falen sikurse namazi i farzit të Sabahut.
Në fund të kijamit të rekatit të tretë, pra pas këndimit të FATIHA-së dhe një sureje
ngrihen duart dhe thuhet Allahu Ekber,
bëhet lidhja e duarve dhe këndohet duaja e KUNUTIT.
Kush nuk e di duanë e KUNUTIT (të transmetuar) deri sa të mësojë e këndon këtë dua të KUNUTIT:
Rabbenagfirlii
Rabbenagfirlii
Rabbenagfirlii |
Zoti Ynë më fal mua
Zoti Ynë më fal mua
Zoti Ynë më fal mua |
(Këtë dua mund ta këndojmë si dua të KUNUTIT).
Ose edhe mund të thuhet në shumës:
Rabbenagfir lenaa
Rabbenagfir lenaa
Rabbenagfir lenaa |
O Zoti ynë Na fal ne
O Zoti ynë Na fal ne
O Zoti ynë Na fal ne |
(Edhe këtë dua mund ta këndojmë si dua të KUNUTIT).
NIVELI i DYTË
Namazi Vitrit përbëhet prej tri rekateve.
Dy rekate falen sikurse namazi i farzit të Sabahut.
Në fund të kijamit të rekatit të tretë, pra pas këndimit të FATIHA-së dhe një sureje
ngrihen duart dhe thuhet Allahu Ekber,
bëhet lidhja e duarve dhe këndohet duaja e KUNUTIT.
RABBENA AATINAA FIDDUNJAA HASENETEN
VE FIL AAHIRETI HASENETEN VE KINAA ADHAABEN NARë RABBENAGFIR LII VE LI VAALIDEJJ VELIL MUëMINIINE JEVME JEKUUMUL HISAABë |
O Zoti ynë na jep të mira në këtë botë
na jep të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri i xhehenemit. O Zoti ynë më falë mua (Fali) edhe prindërit e mi (fali) edhe besimtarët në ditën kur do të zhvillohet procesi i llogaridhënies.
|
NIVELI i TRETË
Namazi Vitrit përbëhet prej tri rekateve.
Dy rekate falen sikurse namazi i farzit të Sabahut.
Në fund të kijamit të rekatit të tretë, pra pas këndimit të FATIHA-së dhe një sureje
ngrihen duart dhe thuhet Allahu Ekber,
bëhet lidhja e duarve dhe këndohet duaja e KUNUTIT.
Edhe gjatë gjithë jetës mund të këndohet kjo lutje sepse duaja e kunutit është e papërcaktuar ndërsa në një prej transmetimeve prej Muhamedi a.s është edhe kjo dua e KUNUTIT.
ALL-LLAAHUME
INNAA NESTEINUKE VE NESTEGFIRUKE VE NESTEHDIIKE VE NUëMINU BIKE VE NETUUBU iLEJKE VE NETEVEKKELU ALEJKE VE NUTHNII ALEJKEL HAJRE KUL LEHUU NESHKURUKE VE LAA NEKFURUKE VE NEHLEU VE NETRUKU MEN JEFXHURUK ALL-LLAAHUME IJAAKE NEABUDU VE LEKE NUSALII VE NESXHUDUK VE iLEJKE NES’AA VE NEHFIDU NERXHUU RAHMETEKE VE NEHSHAA ADHAABEKE INNE ADHAABEKE BIL KUFFAARI MULHIKUN |
O Zoti ynë
Prej teje kërkojmë mbrojtje Te Ti kërkojmë falje prej teje kërkojmë udhëzim Ty të besojmë Te Ti jemi kthyer Në Ty mbështetemi Ty të veçojmë në adhurime dhe në çdo të mirë ty të Falënderojmë nuk të tregohemi mosmirënjohës largohemi prej atij i cili nuk të njeh Ty
O Zoti ynë Ty të besojmë namazin e bëjmë për nënshtrim ndaj Teje Sexhden e bëjmë për Ty Angazhimin e bëjmë për ty Ty të nënshtrohemi Shpresojmë mëshirën Tënde I frikësohemi dënimit Tënd Dënimi i Yt përfshinë pabesimtarët |
(Kemi edhe dua tjera të KUNUTIT të transmetuara, por edhe të pa transmetuara por të përpiluara)