Biografi e shkurtë e Dr. Musli Vërbanit

 

sqqq

  • U lind më 2 mars 1965 në Kaçanik.
  • Në vitin 1978 kreu shkollën fillore në “Emin Duraku” në Kaçanik.
  • Në vitin 1983 kreu shkollën e mesme ekonomike, “Teknik i kontabilitetit” në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Kaçanik.
  • Në vitin 1984 kreu shërbimin ushtarak.
  • Në vitin 1984 vijoi studimet në fakultetin ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
  • Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike i ndërpreu studimet dhe punoi punë krahu në shume vende të ish-Jugosllavisë, në Suedi, në Gjermani dhe në Greqi.
  • Prej vitit 1985 deri në vitin 1989 me korrespodencë e kreu shkollën e mesme islame në medresenë “Alauddin” në Prishtinë.
  • Prej viti 1991 deri në vitin 1995 kreu fakultetin e sheriatit islam në Kajro.
  • Gjatë viteve 1996-1997 vijoi studimet postdiplomike në Kajro dhe me fillimin e luftës çlirimtare të Kosovës i bashkëngjitet UÇK-së.
  • Në vitin 2004 doktoroi në lëndën e Usuli Fikhut me temën “Përgjithësori, tregueshmëria e tij dhe ndikimi i tij në fikhun islam” në Kajro.