Poemë texhvidi për fëmijë

Poemë texhvidi për fëmijë

 

Tufë vargjesh për fëmijë

 

NUNI I PAVOKALIZUAR DHE TENVINI

 

Ta kesh të qartë, katër rregulla i ka,

e para:“Idhhar”(Qartësimi)

para shkronjave fytore.

Janë fytore të renditura, ta dish mirë:

“Hemze-ja”, “Ha-u”, pastaj “Ajn-i” dhe “Ha-un”,

e pas tyre vijnë “Gajn-i” dhe “Ha-un”.

 

Rregulla e dytë është “ Idgami “, (Bashkangjitja)

në gjashtë shkronja është thurrë

të  fjalës “Je-r-me-l-u-në”,

Kjo te Kurratë është vërtetu.

 

ai është dy llojesh:

E para e hundorëzuar, në fjalën “Je-n-m-u”,

vetëm se nëse janë në trup të fjalës

nuk bëhet Idgam,

si p.sh.  fjala “Dunja”, dhe  fjala “Sinvan”.

 

E dyta e pahundorëzuar,

në shkronjat “Lam” dhe“Ra”,

 

Rrregulla e tretë është  Iklabi (Tjetërsimi)

para shkronjës “Ba”,

që do të thotë në “Më” të hundorëzuar

dhe me Ihfa.

 

E katërta është  Ihfa-ja(Fshehtësimi)

para shkronjave tjera,

vaxhib është të fshehurit para tyre.

Ato janë 15 shkronjat përpos tyre,

që të gjitha këto i kemi përfshirë në një varg:

Sif Dha, Thena, Kum Xhade, Shahsin, Kad, Sema,

Dum, Tajiben, Zid, Fi, Tuken, Daë Dhalimen.

 

 

RREGULLAT E MIMIT DHE NUNIT TË PËRFORCUAR

 

Hundorëzoje “mim-in” dhe nun-in me teshtid,

që të dy cilësoji shkronja të hundorëzimit.

 

RREGULLAT E MIMIT TË PAVOKALIZUAR

Rregullat e saj janë tri, të cilat janë definu:

E para Ihfa  para shkronjës “Ba”, është vendu

e cila te kurrat quhet Ihfa Buzore .

 

E dyta Idgami  para shkronjës së njëjtë,

dhe quhet Idgam i vogël , o djalosh.

 

E treta Idhhari para shkronjave tjera,

të cilat quhen Idhharë Buzore

 

para shkronjës “vav” dhe “fa

mos e fsheh,

sepse janë të përafërta,

në këtë kujdes të kesh.

 

 

RREGULLAT E LAMIT EMËROR DHE FOLJOR

 

“Lam – elifi” është shkronjë,

e cila ka dy raste para shkronjave,

 

Ta dish mire,

E para është Idh-hari ,

para 14 shkronjave,

të cilat janë në fjalën:

E-B-Ge- Ha-XHe-Ke

 Ve- Ha-F- A-Ki-Me-Hu.

 

E dyta është Idgami

në 14 shkronja tjera,

të cilat janë në fjalinë:

Tib, Thume, Sil, Rahmen, Tefuz, Dif Dha, Niam,

Dea, Suen, Dhanin, Zur, Sherifen, lil, Kirem.

 

“Lami I” parë quhet: “Lami” Hënor

Lami” i dytë quhet: ” Lami” Diellor

“Lamin e foljes” po ashtu këndoje rrjedhshëm,

si p.sh. në fjalët “Kul neam”, “Kulna” dhe“Velteka”.

 

 

TË NJËJTAT, TË PËRAFËRTAT,TË NJËLLOJTAT

 

Nëse shkronjat përputhen  në tipare dhe vendartikulim

quhen Mithlejni (të njëjta).

Nëse në vendartikulim janë të përafërta,e në tipare të kundërta

quhen Mutekaribejn (të përafërta)

Ose janë të një vendartikulimi, por ndryshojnë në tipare,

Quhen  Mutexhanisejni (të njëllojta)

 

Pastaj shiko!

Nëse e para është e pavokalizuar,

të gjitha këto quhen Sagirë

E nëse janë të vokalizuara,

quhen Kebirë

Të gjitha këto do t’i kuptosh

në bazë të shembujve me iliustrim.

 

 

LLOJET E ZGJATIMEVE

 

Në përgjithësi, zgjatimi ka tri rregulla:

obliguese, lejuese dhe të domosdoshme.

 

Obliguese është kur zgjatimi ndodh ndërfjalor,

e kjo konsiderohet zgjatim ndërfjalor

 

E lejuar është zgjatimi,

kur lejohet zgjatja dhe shkurtimi,

kur është në të ndalur të fjalëve,

Si p.sh. “Tealemune” dhe “nesteinë”.

 

Ose kur hemzeja e zëvendëson zgjatimin,

që quhet  zëvendësues

si fjala “Imamen” dhe “Amenu”

 

Domosdoshmëri është zgjatimi

kur sukuni është rrënjësor,

që do të thotë:

si në të ndalur, si në të vazhduar,zgjatimi ekziston.

 

 

LLOJET E MEDI LAZIMIT

 

Llojet e Lazmit janë katër:

Dy janë  fjalëorë e dy  shkronjorë .

Që të dyja janë: të lehta dhe të rënda,

që të dyja këto kur shumëzohen bëhen katër.

 

Nëse në një fjalë

Takohen sukuni me shkronjën zgjatuese të afërt,

Quhet  Medi lazim (zgjatim) fjalor .

E nëse në shkronjën trishkronjëshe

shkronja e mesme është zgjatuese ndodhë,

Quhet: Medi Lazim (zgjatim ) shkronjor

 

Që të dyja munden të jenë:

 të rënda, nëse ka bashkëngjitje,

ose të lehta nëse nuk ka bashkëngjitje.

 

Lazim shkronjor”  ndodh në fillim të sureve,

shkronjat janë përfshirë në fjalët tetëshkronjëshe,

Ato fjalë janë:“KEM  ASEL  NUKAS”.

Shkronja “Ajn” zgjatet në dy forma,

por përparësi forma me zgjatim,

përpos kësaj ,

shkronjat trishkronjëshe përpos elifit,

zgjaten me zgjatim natyrore dy vokalesh.

 

Kjo ndodhë në fillim të sureve,

që janë përmbledhur në fjalën

“H-A-J-T-U-HI-R ”.

të tubuara në katërmbëdhjetë fjalë,

të cilat ngjiten edhe pse janë të ndara.

 

Falënderoj Allahun për thurrjen e kësaj poeme,

edhe pse ka nevojë për plotësim.

Vargjet janë thurur,

lum ai i cili i përmbahet,

pastaj dërgon salavete, për vulën e pejgambereve,

për familjen e tij,

e shokët e tij,

dhe për çdo lexues e çdo dëgjues.

 

 

Autor: Sulejman Xhemzeriu

Titulli i poemës: “Tufë vargjesh për fëmijë”.

Përktheu: dr. Musli Vërbani

Lini një koment