DJALI E PYET BABAIN PËR EBU HANIFEN?
–
Djali: Kush është Ebu Hanife?
Babai: Është emër i medhhebit HANEFIJ në Islam.
Djali: Me çka karakterizohet Ebu Hanife?
Babai: Karakterizohet me atë se ka pasur diapazon të thellë dhe të gjerë të diturisë.
Djali: A njihet me tipare tjera?
Babai: Po. Njihet me atë se ka pasur edukatë të lartë të moralit, është dalluar me modesti, me thjeshtësi, me drejtësi, me adhurim të shumtë, me burrëri dhe me karakter të fortë.
Djali: Cilës gjeneratë i takon Ebu Hanife?
Babai: Gjeneratës së TABIINËVE.
Djali: Pse i takon gjeneratës së TABIINËVE?
Babai: Sepse është takuar me gjeneratën e artë, me gjeneratën e SEHABEVE të pejgamberit a.s.
Djali: A dihet ndonjë sehabe me të cilin është takuar Ebu Hanife?
Babai: Po, është takuar me sehabiun Enes Bin Malik r.a.
Djali: Në çka është bazuar Ebu Hanife në diturinë e tij?
Babai: Në rend të parë është bazuar në:
– Kur’anin Fisnik.
– Pastaj në hadithet pejgamberike.
– Pastaj në analogjinë (Kijasin) e çështjeve me Kur’an dhe me sunet.
– Pastaj në Ixhmain (Konsensusin) e sehabeve dhe me argumentet tjera të sheriatit Islam.
Djali: Në cilin vit është lindur Ebu Hanife?
Babai: Në vitin 80 të Hixhretit.
Djali: Kur ka vdekur Ebu Hanife?
Babai: Në vitin 160 të Hixhretit.
Djali : A ka edhe Imam tjerë të Ehlu sunetit dhe Xhematit në sheriatin islam.
Babai: Po, botërisht dihen katër Imamët: Imam Shafiiju, Imam Malikiu, Imam Ahmed bin Hanbeli të cilët kanë qenë imam të Ehlu sunetit dhe xhematit, ndërsa Ebu Hanife llogaritet të jetë Imami i parë i Ehlu sunetit dhe xhemaatit.
–
Dr. Musli Vërbani