–
Ishte mesnatë.
Musait a.s. i i shkon lajmi se ai duhej të largohej.
Musai a.s. me të shpejtë largohet nga Egjipti.
U nis në drejtim të Medjenit.
Rruga e vështirë e kishte lodhur.
Ishte ndalë pranë një lisi për të pushuar.
Në Medjen i sheh dy vajza me bagëti.
Ata dy vajza ishin vajzat e Shuajbit a.s.
Musai a.s. i pyeti: – Çka keni, çka po pritni?
Ato i thanë: – Kemi një baba të moshuar dhe të pafuqishëm.
Ne jemi të detyruara t’i kullosim e t’u japim ujë vetë bagëtive.
Ne nuk duam të hyjmë mes burrave.
Por presim të largohen ata, pastaj u japim ujë bagëtive.
Për shkak se ata u japin ujë para nesh, ndodh që uji të mbarohet dhe ne nuk mund t’u japim ujë bagëtive tona!
Musai a.s. e kuptoi që vajzat ishin ndalur ngaqë nuk mund të përziheshim me djemtë.
Mori bagëtinë e i çoi te burimi dhe me të shpejtë u kthye.
Musai a.s. u ul pranë një lisi e iu lut Zotit: – O Zoti im më furnizo me të mirat Tua.
Atë ditë ato u kthyen më herët, para mbrëmjes.
Babai i pyet: – Pse sot keni ardhur më herët.
Njëra nga vajzat i përgjigjet:
– Përderisa ishim duke pritur në një largësi, ndërsa barinjtë e tjerë u jepnin ujë bagëtive, erdhi një njeri dhe na pyeti, dhe ne i treguam se nuk mund t’u japim ujë bagëtive para se të shkojnë barinjtë nga pusi i ujit. Andaj ai i mori dhe u dha ujë bagëtive. Për këtë ne erdhëm më herët.
Pas një kohe njëra prej vajzave shkon te Musai a.s. dhe i thotë:
– Të fton babai ynë që të të shpërblejë për arsye se na ndihmove që t’i japim ujë bagëtive.
Musai a.s. shkoi në shtëpinë e tyre, ia tregoi ngjarjen e tij.
Shuajbi e dëgjoi me vëmendje dhe i thotë se ke shpëtuar nga një popull kriminel.
–
Dr. Musli Vërbani