PROGRAMI I JETËS STABILE

PROGRAMI I JETËS STABILE

1. Veproni me drejtësi.

2. Mos bëni padrejtësi.

3. Mos shkaktoni ngatërresa në tokë.

4. Mos e ngatërroni të mirën me të keqën.

5. Mos jep mendim për atë që nuk e di.

6. Mos ec me kryelartësi.

7. Njerëzve mos ua kthe shpinën.

8. Bëhu i butë me besimtarët.

9. Ule zërin.

10. Ec me modesti.

11. Distancohu dhe qëndro larg nga injorantët.

12. Merre të lehtën dhe urdhëro për të mirë.

13. Të keqën largoje me të mirë.

14. Në rrugë të Zotit thirr me urtësi.

15. Mos jepni lëmoshë me krekosje (proklamime) dhe me ofendime.

16. Mos e keqpërdorni pasurinë e njëri-tjetrit.

17. Mos e thirrni njëri tjetrin me emra të padëshiruar (llagape).

18. Mos u tallni (mos e nënçmoni) me njëri tjetrin.

19. Mos e përgojoni njëri- tjetrin.

20. Mos shpifni për njëri- tjetrin.

21. Largohuni nga mendimet e këqija.

22. Hynë në paqe në përgjithësi.

23. Kur të përshëndeteni, kthejeni përshëndetjen edhe më mirë.

24. Nderoni dhe respektoni prindërit.

25. Nderojeni farefisin.

26. Ushqeje të varfrin i cili është në krizë ekonomike.

27. Të mirën mos e këmbeni me të keqën.

26. Pasurinë e Jetimit dorëzoje te Jetimi.

29. Shpenzoni me atë që ju kemi furnizuar.

30. Flisni me drejtësi.

31. Njerëzve flituni me të mirë.

32. Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe në devotshmëri.

33. Mos e përkrahni njëri-tjetrin në mëkate dhe në armiqësi.

34. Ruani emanetet (besatimet).

35. Plotësojeni besën e Allahut të cilën e keni dhënë.

36. Kur të peshoni në vagë, plotësojeni vagën.

37. Matni drejtë.

38. Qëndroni me të sinqertët.

39. Zbatoni marrëveshjet.

40. Dëshminë bëje për Allah dhe dëshmoni drejt, qoftë edhe në dëm tuajin.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s