Merjemja

Merjemja

Gruaja e Imranit ishte nga një fis fisnik.

Ajo dëshironte të lind një djalë që ai të kujdesej për shtëpinë e shenjtë në Jerusalem.

Kur lindi vajzë e emëroi me emrin Merjem.

U lut te Zoti i Madhëruar që ta ruajë vajzën nga shejtani i mallkuar.

U lut te Zoti i Madhëruar që t’i ruaj pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar.

Zoti i Lartmadhëruar ia pranoi lutjen.

Kujdesin për vajzën Merjem e mori Zekerijai a.s.

Zekerijai ishte pejgamber.

Zekerijai a.s. çdo ditë shkonte në shtëpinë e shenjtë për t’i dërguar ushqim.

Kur Zekerijai a.s. shkonte te Mejremja, në dimër shihte frutat e sezonit veror.

Kur Zekerijai a.s. shkonte te Mejremja, në verë shihte frutat e sezonit dimëror.

E pyeti Merjemen:

– Prej nga këto pemë?

Merjemja iu përgjigj:

– Nga Zoti i Madhëruar.

Allahu furnizon kë do pa llogari.

Zekerijia a.s. e kuptoi se Mejremja ishte e furnizuar me pemë prej Zotit të Madhëruar.

Zekerijai kishte një dëshirë që pas vete të ketë trashëgimtar të mirë.

Kishte një dëshirë që pas vete të ketë pejgamber.

Iu lut Zotit t’ia falë një fëmijë.

Lutja iu pranua.

Fëmijën të cilin ia dhuroi Zoti e emëroi me emrin Jahja.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s