Gruaja e Imranit

Gruaja e Imranit

Ishte mëngjes.

Gruaja e Imranit u hidhte ushqim zogjve në oborr.

Sheh diçka interesante e cila e preku shumë.

Mbi degën e pemës zogjtë kishin ndërtuar një fole.

Zogu mëmë shkonte e vinte.

Mundohej për të gjetur ushqimin për zogjtë e saj të vegjël.

I ushqente vetë ata me kujdesin më të madh.

Kjo pamje i kishte zgjuar fort ndjesitë e saj prej gruaje dhe me gjithë moshën e thyer,

nisi t’i lutej Zotit.

Dëshira për t’u bërë nënë ishte e papërballueshme brenda saj.

Lutja e saj me lot në sy ishte e dëlirë dhe e sinqertë.

Zoti e pranoi menjëherë lutjen e saj.

Ditën që e mori vesh se ishte shtatzënë, gati sa nuk fluturoi prej gëzimit.

Ajo ishte një grua e mirë dhe e devotshme,

me ndjenjën e përkushtimit, u përkul me falënderim para Zotit me lutjen:

“Zoti im! Këtë fëmijë që kam në bark, ta kam dhuruar Ty!

Kur të rritet, do të të shërbejë Ty me gjithçka.

Të lutem, o Zot, pranoje këtë kushtim timin!

Padyshim që Ti je Ai që dëgjon lutjet, e i di më së miri qëllimet.”

Vajzën të cilën e lindi e emëroi me e emrin Merjem.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s