–
Sara ishte gruaja e Ibrahimit a.s.
Ajo ishte sterile.
Një ditë Ibrahimi pa tre burra duke ecur.
Ato tre burra ishin Melekë.
Të tre ishin në formë njeriu, të rinj, të bukur.
Ata ishin Xhibrili, Israfili dhe Mikaili.
Ibrahimi a.s. kishte dëshirë t’i nderojë musafirët.
I ftoi dhe shkuan së bashku në shtëpinë e tij.
Atyre u përgatiti ushqim.
Theri një viç të majmë dhe u fërgoi mish mbi zjarr.
Ushqimin e ofroi para musafirëve.
Ata nuk e shtrinë dorën mbi ushqimin.
Ibrahimi a.s. filloi të dyshojë dhe të frikësohet prej tyre.
Pastaj kuptoi se ata tre burra ishin melekë.
Melekët kishin ardhur për dy lajme.
Lajmi i parë: t’i tregojnë se do ta dënonin popullin e Lutit a.s.
Lajmi i dytë: Melekët e përgëzuan se do t’i lind një djalë.
Sara dëgjoi bisedën e tyre.
Ajo qeshte e habitur.
Tha: – Si është e mundur të lind fëmijë kur unë jam plakë.
Melekët thanë: – Zoti është i Plotfuqishëm të krijoj çdo gjë në çdo kohë.
–
Dr. Musli Vërbani