–
Ishte një dijetar i njohur.
Emri i tij ishte Bishr el Hafi.
Bishr el Hafi do të thotë: ai që ka ecur pa këpucë, këmbëzbathur.
Një ditë Bishri kaloi rreth rrugës.
E sheh një letër të përlyer në rrugë.
Atë letër e kishin shkelur njerëzit.
Pasi e kishin shkelur ishte bërë me baltë.
E ngriti letrën dhe e sheh se aty ishte i shkruar emri i All-llahut xh.sh.
E mori atë letër, e pastroi dhe e vendosi në një vend të lartë.
Në ëndërr një dijetarit të lartë shpirtëror i thuhet që të shkojë dhe ta lajmërojë Bishrin për të mëposhtmen:
“O Bishr, ti e pastrove emrin Tim,
Unë ta pastrova zemrën tënde”.
–
Dr. Musli Vërbani