KU KANË JETUAR DHE KU KANË VDEKUR PEJGAMBERËT?
–
Dihet se, Lindja është djepi i njerëzimit. Tani do të shohim se në cilat vende kanë jetuar dhe në cilat vende kanë vdekur Pejgamberët a.s.:
Ademi a.s. – Nuk dihet saktësisht se a ka zbritur në Indi, në Etiopi apo në Meke, mirëpo transmetimet e shumta janë se ka zbritur dhe ka vdekur në Indi;
Idrisi a.s. – Ka jetuar në Egjipt, pastaj Zoti e ka ngritë në qiell;
Nuhu a.s. – Ka jetuar në Irak dhe ka vdekur në Meke;
Hudi a.s. – Ka jetuar në Jemen dhe ka vdekur në Jemen;
Salihu a.s. – Ka jetuar në Hixhaz dhe ka vdekur në Meke;
Ibrahimi a.s. – Ka jetuar në Irak, ka vdekur në Palestinë;
Luti a.s. – Ka jetuar në Jordan dhe ka vdekur në një vend të Sirisë;
Ismaili a.s. – Ka jetuar në Meke, ka vdekur në Meke;
Is‘haku a.s. – Ka jetuar në Palestinë dhe ka vdekur në vendin Halilë të Palestinës;
Jakubi a.s. – Ka jetuar në Siri dhe ka vdekur në Palestinë;
Jusufi a.s. – Ka jetuar në Egjipt dhe ka vdekur në Nablis të Palestinës;
Ejubi a.s. – Ka jetuar në Siri dhe ka vdekur në Huranë të Sirisë;
Dhulkifli a.s. – Nuk dihet saktësisht;
Musau a.s. – Ka jetuar në Egjipt dhe ka vdekur në Turi Sina të Egjiptit;
Haruni a.s. – Ka jetuar në Sina dhe ka vdekur në Sina të Egjyptit;
Sulejmani a.s. – Ka jetuar në Palestinë dhe ka vdekur në Palestinë;
Davudi a.s. – Ka jetuar në Palestinë dhe ka vdekur në Palestinë;
Iljasi a.s. – Ka jetuar në Liban dhe Zoti e ka ngritë në qiell;
Eljesai a s. – Ka jetuar në Siri dhe ka vdekur në Palestinë;
Junusi a.s. – Ka jetuar në Irak dhe ka vdekur në Ninu të Irakut;
Zekerijai a.s. – ka jetuar në Palestinë ka vdekur në Haleb të Palestinës;
Jahjai a.s. – Ka jetuar në Palestinë dhe ka vdekur në Damask të Sirisë;
Isai a.s. – Ka jetuar në Palestinë dhe Zoti e ka ngritë në qiell;
Muhamedi a.s. – Ka jetuar në Meke dhe ka vdekur në Medine.
Dr. Musli Vërbani