Xhafer bin Sadiku
–
Stërnipi i Pejgamberit Muhamed a.s. Xhafer Sadiku r.a.,
emri i vërtetë i të cilit ka qenë Muhamed ibn Ali ibn Husejn r.a.
E kishin quajtur “Bakir” – që do të thotë “I pastër”.
E thërrisnin dhe “Bakir el-Ulum” që do të thotë “Njeri që di dituritë e pastra.”
Një i krishterë, e ndryshonte me dashakeqësi fjalën “Bakir” në “bekare” – me kuptimin “lopë” dhe e thërriste Xhafer Sadikun r.a. “Ente bekare” – “Ti je lopë.”
Xhafer Sadiku r.a. pa u mërzitur dhe pa dhënë asnjë shenjë inati, iu përgjigj qetësisht: –
– Jo, unë nuk jam “bekare” (lopë), jam Bakir.
I krishteri iu kthye:
– Ti je djali i një gruaje që ishte kuzhiniere,
ajo s’kishte as turp e as nder.
Nëna jote ishte një grua e zezë, e keqe dhe e panderë.
Xhafer Sadiku r.a. i thotë:
– Nëse këto fjalë që i thua për nënën time janë të vërteta, Zoti e mëshiroftë dhe e faltë!
Nëse fjalët e tua janë gënjeshtra, Zoti të faltë ty mëkatin që gënjeve dhe shpife për të!
Duke parë gjithë këtë fisnikëri se si reagoi Xhafer Sadiku r.a. ndaj këtyre provokimeve të rënda, të cilat ishin të mjaftueshme për ta nxjerrë një burrë jashtë fesë islame, i krishteri pësoi një transformim brenda vetes dhe e ktheu veten drejt Islamit.
Më pas i krishteri u kthye në musliman.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”