Ebu Jezidi

Ebu Jezidi

–

Një natë Ebu Jezid el-Bistami u ngrit të falë namaz nate.

Duke u falur e sheh të birin e tij pranë.

Djali i tij ishte i vogël.

Nata e ftohtë dhe pagjumësia e vështirë.

I tha: – O bir, bjer flejë se nata është e gjatë!

– Po ti pse u ngrite të falesh? – pyeti djali.

– Bir, mua më duhet të ngrihem, ngase kështu ka urdhëruar Allahu xh.sh.

Kam mbajtur mend një ajet ku Allahu xh.sh., thotë: “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, apo një tretën e saj…”

Djali e pyet: – Kush janë ata që u falën me Muhamedin a.s.?

Babai iu përgjigj: – Ata janë shokët e tij.

– Nëse kështu qenka, atëherë mos më privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurim ndaj Allahut xh.sh. – e luti sërish djali babanë.

Babai i mahnitur i tha: – Biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore!

Djali i thotë:

– Baba, unë kam parë se nëna ime kur donte të ndizte zjarrin,

së pari fillonte me drunjtë e vegjël, ashtu që të ndizeshin të mëdhenjtë.

Kam frikë se në Ditën e Gjykimit Allahu xh.sh. do të fillojë prej neve të vegjëlve, nëse ne nuk e adhurojmë Atë.

Ebu Jezidit iu mbushën sytë me lot nga frika prej Allahut.

E lejoi të birin të falej me të dhe i tha:

– Ngrihu, biri im dhe fale namazin, se ti ke më shumë merita tek Allahu xh.sh. sesa unë.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje