Tarik ibn Zijadi

Tarik ibn Zijadi

Tarik ibn Zijadi i zbarkoi ushtarët e tij në breg.

Urdhëroi që të shkarkohej ushqim i mjaftueshëm për një ditë.

Pjesa tjetër e ushqimit të digjej bashkë me anijet.

I mblodhi ushtarët e tij dhe u tha:

– O njerëz!

Para juve është armiku.

Pas shpine e keni detin.

Po të përpiqeni për të ikur nga armiku,

s’keni rrugë tjetër veçse të mbyteni në det.

Tashmë s’kemi asnjë anije.

Po të bëheni përtacë, dijeni se s’ka ushqim për më tepër se një ditë, pas të cilës do të vdisni nga uria.

Rruga juaj e vetme është që ta mundni armikun dhe ta shkatërroni atë.

Ushqimi juaj fshihet në luftën me armikun dhe përveç kësaj, nuk keni rrugëdalje tjetër.

Në këtë mënyrë, Tarik bin Zijadi i detyroi ushtarët e tij të luftonin.

Çfarë mundësie tjetër i mbetej një ushtari të tillë veçse të luftonte deri në pikën e fundit të gjakut të tij?

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s