–
Ibn Tulun është njëri prej udhëheqësve te Egjiptit të sotëm.
Ai ishte udhëheqës i padrejtë.
I bënte padrejtësi popullit të tij.
Njëri prej dijetarëve të atij vendi quhej Ebu Hasan.
Ebu Hasani shkon te Ibn Tulun dhe i thotë:
– Frikësoju Zotit dhe mos bën padrejtësi.
Ibn Tuluni u hidhërohet.
Prej hidhërimit e merr dijetarin dhe e burgos pa kurrfarë faji.
Ibn Tuluni e kishte një luan.
I thotë parisë së tij që mos t’i japin luanit ushqim tri ditë, deri sa të uritet shumë.
Pas tri ditëve ta dërgojnë në qelinë e dijetarit, Ebu Hasanit.
E dërgojnë luanin në qeli te dijetari dhe ia mbyllur derën.
Ata menduan se luani e ka ngrënë Ebu Hasanin.
Ndodhi e kundërta.
Kur shkojnë në burg, shohin se si dijetari falej, ndërsa luani e ruante.
Dijetari ka duruar.
Për durimin e tij Zoti e ka shpërblyer,
Luani edhe pse ka qenë i uritur nuk e ka ngrënë.
Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:
– Dhe duro, për gjykimin e Zotit tënd, se vërtet ti je në përkujdesjen tonë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”