MBULESA ISLAME

MBULESA ISLAME

Janë paraqitur pyetje të shumta nga shumë vende rreth formës së mbulesës së femrës në Islam.

Sa i përket formës së mbulesës së femrës në Islam, Shejh Shaëraviju thekson se Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt, përveç burrave të vet, baballarëve të vet, ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet, ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet, ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat, ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En-Nur, 30-31)

Shami do të thotë mbulim i kokës dhe i ballit, pjesës së qafës dhe gjoksit. Kërkohet që të mbulohet koka, qafa dhe gjoksi. Si bëhet kjo? Ky është mbulimi i pjesës së epërme. Po, cila është pjesa e mbulimit të pjesës së poshtme? Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt, përveç burrave të vet, baballarëve të vet, ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet, ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet, ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat, ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En-Nur, 30-31)

Bukuria e këmbëve janë deri te zogu i këmbës, pasi që i mbulonin me rroba të ngjyrosura, ashtu siç e tregon ajeti fisnik, sepse në atë kohë ato i binin tokës me këmbët e tyre për t’u parë bukuria e këmbëve të tyre prapa tyre.

Kur Esma, e Bija e Ebu Bekri Sidikit, hyri një herë te Muhamedi s.a.v.s., Muhamedi s.a.v.s. i thotë: “Oj Esma, femra kur arrin pubertetin, prej momentit kur t’i paraqiten menstruacionet, nuk lejohet t’i shihet (nga trupi), pos kësaj dhe kësaj, dhe ka  sinjalizuar Pejgamberi s.a.v.s. në zogun e këmbës së tij dhe fytyrës së tij.”

Zonja Aishe tregon: “Gratë e besimtarëve shkonin në xhami dhe e falnin namazin e sabahut me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. të mbuluara me mbulesat e tyre dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre, pasi e përfundonin namazin, pa i njohur askush.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s