FORMA E MBULESËS ISLAME

FORMA E MBULESËS ISLAME

Pyetje: A ka kushte të tjera, të cilat duhet plotësuar për të qenë mbulesa islame?

Përgjigje: Po, ka kushte të tjera që patjetër duhet plotësuar, e ato janë:

  • Që vet rroba mos të jetë zbukurim, e kjo kuptohet nga fjala e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe mos t’i paraqesin stolitë (zbukurimin) e tyre.” Dhe fjala e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe qëndroni nëpër shtëpitë tuaja dhe mos u zhvishni me të zhveshurit e kohës së mëparme të injorancës.”
  • Që të jetë e trashë, jo tepër e hollë. Ky kusht kuptohet nga thënia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “Në fazën e fundit të umetit tim do të ketë gra të veshura me rroba të tejdukshme dhe kokat e tyre do të jenë të qethura. Mallkoni ato se edhe ashtu janë të mallkuara”.
  • Që të mos jetë e ngjitur për trupi, sa të shihet i tërë trupi.
  • Që të mos jetë e parfumuar. Ky kusht shihet qartë në thënien e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “Çdo grua, e cila parfumohet dhe shkon e kalon nëpër një turmë njerëzish për ta ndierë erën e saj, ajo është (nxitje) prostitutë”.
  • Po ashtu, gruaja nuk guxon t’i ngjasojë meshkujve. Kjo kuptohet te thënia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “Nuk është prej nesh gruaja, e cila dëshiron t’i ngjasojë mashkullit, e as mashkulli i cili dëshiron t’i ngjasojë femrave.”
  • Gjithashtu, rroba të mos i përngjajë rrobave të pabesimtarëve, sepse në shumë ajete kërkohet që muslimanët të mos i pasojnë epshet e pabesimtarëve.
  • Të mos jetë rroba për t’u krekosur dhe lavdëruar. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e vesh në këtë botë rrobën e kryelartësisë, Allahu do ta veshë me rrobën e nënçmimit në Ditën e Kiametit, e pastaj e hedh me atë rrobë në zjarr.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka folur të vërtetën.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s