DALLIMI NË MES ANALFABETIT DHE INJORANCËS
–
Cili është dallimi në mes të fjalës analfabet dhe fjalës injorancë? Me fjalë tjera, çfarë kuptimi ka fjala e parë, e çfarë kuptimi ka fjala e dytë?
Përgjigje: Dijetarët mendjelehtë dhe të cekët mendojnë se fjala “injorancë” ka kuptimin e mosditurisë dhe se ajo fjalë e ka të njëjtin kuptim siç e ka fjala “analfabet”. Jo nuk është ashtu! Injorancë ka kuptim në vete, analfabetizmi ka kuptim në vete. Analfabet quhet kur njeriu nuk di diçka. Për atë njeri thuhet “nuk e di”, ashtu siç nuk ka ditur në ditën kur ka lindur prej nënës së tij. Ashtu siç thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Allahu ju ka nxjerrë prej barqeve të nënave tuaja kur nuk keni ditur asgjë.” Pastaj i ka përmendur mjetet e diturisë: dëgjimin, shikimin dhe mendjen. Pra, analfabet është ai i cili nuk di diçka se prej çfarë është ose nuk e di për një çështje se prej cilës çështje (përbërje) është, ose të mos e dijë një argument prej argumenteve. Mirëpo, injoranca nuk është kështu. Injorancë është ta dish një çështje gabimisht, për këtë arsye të shëruarit e injorancës është shumë më e vështirë se të shëruarit e analfabetizmit. Sepse te injoranti, në rend të parë, duhet çrrënjosur atë që e ka mësuar gabimisht, e pastaj përballë saj duhet vendosur të pagabuarën, pra të vërtetën.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”