EMRI I MIRË ËSHTË E DREJTË E FËMIJËS
–
A është e drejtë e ime që prindi të ma zgjedh emrin e mirë, të cilin e mbaj gjatë tërë jetës, të jem krenar para bashkëkohësve e që të mos jem mjet i humorit, nëse e kam emrin e keq, i cili nuk më ndahet as kur jam i vetmuar, as kur jam me shokë, as në gjumë e as zgjuar, sa që emri bëhet barrë e rëndë gjatë tërë jetës e deri në vdekje, të cilin nuk e dua. Ky është një problem i cili më mundon. A mund të marr përgjigje të kënaqshme? Shpresoj në këtë. Zoti ju bekoftë!
Përgjigje:I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Emërtohuni me emra të bukur, sepse ju në Ditën e Kiametit do të thirreni me emrat tuaj.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. këtë e ka praktikuar edhe në jetë, sa që edhe vendi, i cili nuk ka pasur kuptim të mirë, nuk ka kaluar andej. Ishte duke kaluar nëpër një rrugë, e cila ishte në mes të dy kodrave. Ka pyetur për emrat e kodrave dhe i tregojnë. Kjo kodër quhet “Pikëllim”, kjo tjetra “Kodra e Turpit”, ndërsa Muhamedi s.a.v.s. nuk ka kaluar në mes të atyre dy kodrave. Ai dëshironte ta mjelë një dele, i thërret shokët që ta mjelin dhe u thotë: “Kush dëshiron ta mjelë?” Një njeri tha: “Unë.” Pejgamberi s.a.v.s. e pyet: “Si e ke emrin?” I thotë: “Ithtësirë”. Këtij i thotë: “Ulu”. Pastaj lajmërohet tjetri dhe i thotë: “Si e ke emrin?” Ai i thotë: “Hurb – Sulmues”. I thotë: “Emrin e kam Jeton”. I thotë: “Ti mile”.
Nga kjo tregohet se e drejtë e fëmijës është që baba t’i zgjedhë emër të mirë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”