TRADITA DHE IBADETI
–
Çfarë faji ka ai i cili jeton në një vend, ku shoqëria është e keqe dhe çka është puna me atë, i cili jeton në një shoqëri të mirë, ku i riu rritet në ambient të përshtatshëm, të fesë së prindërve të tij dhe nuk e devijon askush?
Përgjigjje: Shejh Shaëraviu përgjigjjet: Përderisa njeriu bëhet i pavarur dhe i logjikshëm, ai edhe pyet për çdo gjë dhe kërkon sqarime për çdo gjë. Ai e zgjedh rrobën (pallton) për veten e tij dhe shikon çfarë rezultati ka arritur në shkollë të mesme, për të pasur sukses në fakultetin, të cilin e dëshiron.
Atëherë, pse po ekzistuaka dëshira vetjake për të zgjedhur çështjet, e mos të ketë dëshirë (të drejtë) vetjake për të njohur fenë e tij. Ai i cili merret me një çështje, interesohet për të. Argumentimi qëndron në atë se shumica e atyre që jetojnë në ato vende, e njohin fenë e tyre dhe i përmbahen fesë së tyre. Mirëpo, e vërteta është e kundërt, sepse shumica e atyre, të cilët rriten në një vend të mirë, bëhen të këqij. Për këtë arsye, i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Zoti e bekoftë njeriun, i cili ka dëgjuar fjalën time, pastaj e mban në vete dhe ia përcjell atij që nuk e ka dëgjuar, apo nuk e di”. Kjo është për shkak të kompletimit të asaj, të cilën ai e ka mësuar, pastaj ia përcjell tjetrit, që edhe tjetri të përfitojë prej saj. Kjo, gjithashtu, është mirësi edhe për vet besimtarin, sepse, nëse unë e mësoj, e edukoj një njeri, kam arritur një të mirë, e cila do të më rikthehet në jetë. Por, nëse e lë të keqen ashtu siç është, do të më përfshijë fatkeqësia e asaj të keqeje. Është në interesin tim që të ndikoj me mirësinë time dhe ajo e mirë pastaj të kalojë te tjetri, ndërsa në dëm timin është e keqja të kalojë te tjetri.
Pra, në interesin tim është që i dituri t’ia mësoj të mirën tjetrit, e ai tjetri të sillet mirë me mua. Kjo është thuajse jam duke bërë mirësi për veten time. Për këtë arsye, i dërguari i Allahut s..a.v.s. ka thënë: “Nuk ka besuar askush prej jush deri sa mos ta dojë për vëllain e vet atë që e do për vete”. Kjo, pra, kthehet në dashuri të ndërsjelltë njerëzore. Nëse unë jam besnik, e mira e besnikërisë sime do të qarkullojë në rrethin tim dhe do të më besojnë për atë çka kanë nevojë. Ndalesa në një mes tjetër, nëse është hajn, e keqja e atij hajni do të më kaplojë mua, kur të ma vjedh pasurinë time, ndërsa e mira shkon te ata.
Pra, për të përfituar të mirën e tyre, duhet t’ua përcjell patjetër të mirën time atyre.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”