ASKUSH NUK E BART BARRËN E TJETRIT
–
Kemi ajetin Kur’anor: “Dhe askush nuk e bart barrën e tjetrit”. Po ashtu, edhe ajetin tjetër: “Për t’u ngarkuar me barrat e tyre në ditën e kiametit dhe me barrat e atyre, të cilët kanë devijuar pa kurrfarë diturie”.
I nderuari ynë, a nuk janë në kundërshtim mes veti këto dy ajete? Ju lutemi, të na sqaroni. Zoti ju shpërbleftë!
Përgjigjja: Kuptimi i ajetit: “Dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit’” është drejtësi e Allahut, është të mos e dënoj të pafajshmin (jomëkatarin) për mëkatin e tjetrit, pra nuk ka dënim në ndërmjetësim. Mirëpo, pastaj vjen ajeti tjetër Kur’anor ku thotë: “Për t’iu ngarkuar me barrat e tyre në ditën e kiametit dhe barrat e atyre, të cilët kanë devijuar pa kurrfarë diturie”. Për këtë ajet themi: Nuk është në kundërshtim me ajetin e parë, sepse ata jan ngarkuar me barrën e atyre, të cilën barrë e kanë krijuar duke i humbur apo devijuar të tjerët, pra me barrën e devijimit të të tjerëve. Pra, barra e parë, barra e vetëdevijimit, ndërsa barra e dytë, barra e devijimit të tjetrit.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”