DITËLINDJA E MUHAMEDIT A.S.

DITËLINDJA E MUHAMEDIT A.S.

Çka mendon Imami i nderuar në lidhje më manifestimin e ditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s me zbukurime dhe ëmbëlsira?

Përgjigjje: Manifestimi i ditëlindjes së pejgamberit ëshë pasimi me ata çka dëshiron i manifestuari. Imami i nderuar pastaj shton: Sa më shumë që manifestojmë këtë ditë, aq më pak përfitohet prej atij manifestimi. Nëse për çdo manifestim të ditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s. bëhet që të gjallërohet një simbol prej simboleve të fesë së tij, feja e tij do të përforcohej në çdo vend. Mirëpo, siç shihet, ne vetëkënaqemi me pjesën e jashtme të manifestimit, pra me ato çka na e ka ëndja neve, me ushqim vjetor, ëmbëlsira, pamje të bukur. Feja e Allahut është shumë larg prej pamjeve të jashtme.

Nëse shohim zbukurimet, të cilat bëhen në këtë festë, do ta kuptojmë se sa e duan njerëzit këtë fe. Por, nëse hymë nëpër shtëpitë e atyre, të cilët i bëjnë këto zbukurime, do ta kuptonim se sa larg janë ata nga feja e tyre.

Është e vërtetë se ditëlindja e Muhamedit s.a.v.s është ngjarja më e rëndësishme në këtë botë, bile më e rëndësishme se vet kjo botë, sepse Muhamedi s.a.v.s ka sjellë programin për ta harmonizuar tërë këtë gjithësi. Ditëlindja e pejgamberit s.a.v.s është mostra e mirësisë së tërë ekzistencës. Njeriu nuk duhet t’i bëjë krim vetes. Por, shtrohet pyetja se si i bën njeriu krim vetes? Atëherë kur ka mundësi t’i sjell dobi vetes, e nuk e bën. Kur i shkëlqeu drita, e nuk udhëzohet në të.

Për këtë arsye, në ditëlindje duhet të koncentrohemi në atë çka e dëshiron manifestuesi i ditëlindjes (dhe atë çka e dëshiron Krijuesi i atij të lindurit).

Islami nuk ka nevojë për ambalazh, që do të thotë t’ia tërheqë vëmendjen tjetrit, ta pranojë vetëm për shkak të ambalazhit. Ndjenja në esencën e çështjes është origjinaliteti, ndërsa ndjenja në sipërfaqen (ambalazhin) e çështjes është origjinaliteti.

Nuk duhet ta anashkalojmë ditëlindjen e të dërguarit s.a.v.s nga programi i tij. Le t’i përmbledhim ngjarjet e fesë, të cilat na perkufizojnë në praktikimin e programit fetar.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s