TRASHËGIMIA PARA VDEKJES
–
Një grua, para vdekjes, ka lënë testament ta trashëgojë tërë pasurinë e saj një e afërt e saj. A lejohet një gjë e tillë me sheriatin Islam?
Përgjigjja: Shejh Shaëraviju thotë: Më së shumti përfitohen atëherë kur lënë vasijet te ndonjëri prej të afërmëve (trashigimtarë), i cili vendim ua merr të drejtën legjitime, e kjo është gjë e urrejtur, sepse nuk lejohet t’ia ndalosh të drejtën e trashigimisë një njeriu, të cilën të drejtë ia ka lejuar Allahu. Përderisa Allahu ia ka lejuar, ai është i afërti nga të tjerët. E, nuk lejohet të lësh vasijet (testament) më shumë se një të tretën e pasurisë së tij. Ndërsa, dy të tretat janë e drejtë e Allahut dhe duhet vepruar ashtu si ka dëshiruar Ai dhe si i ka paraparë Ai normat e trashëgimisë.
Zoti i lartëmadhëruar thotë: Baballarët tuaj dhe fëmijët tuaj; asnjëri prej jush nuk mund ta dijë se cili prej tyre është më i afërt dhe më i dobishëm. Obligim prej Allahut.
Pasurinë time nuk ia lë atij që e dua, por atij që Allahu ka dashur t’ia japë. Përderisa njeriu ka ardhur në këtë botë dhe nuk ka pasur asgjë më vete, ashtu Allahu e merr, pa i lënë asgjë më vete, e ai nuk ka të drejtë në pasurinë e tij më shumë se në një të tretën, ndërsa pjesën tjetër ia lë atyre, të cilëve u takon. Po ashtu, duhet që një e treta të jetë testament për jotrashigimtarët. Nëse i lihet testament trashigimtarit në atë pjesë, patjetër duhet të pajtohen që të gjithë trashigimtarët.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”