PËRPARËSIA E BURRIT NDAJ GRUAS
–
Pyetje: Zoti i Lartëmadhëruar thotë:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E, ata që ua kanë drojën kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati, (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi”.(EN-NISA 3,4)
Çka do të thotë: përparësi e burrit ndaj femrës? A mos do të thotë kjo se Allahu e ka vlerësuar apo e ka ngritur mashkullin ndaj femrës?
Përgjigjja: Imami i mirënjohur, Shejh Shaëraviju, thotë:
Nëse thuhet se filani ka marrë përsipër çështjet e filanit, çka do të thotë? Kjo do të thotë se njëri është ulur, e tjetri në këmbë. Kuptimi: përparësi ndaj grave është se ato janë të ngarkuar që të përkujdesen ndaj tyre dhe angazhohen që të jenë në shërbim të tyre për çdo çështje. Pra, përparësi do të thotë detyrë dhe obligueshmëri e burrit.
Ndërsa, pjesa e ajetit: Me atë çka Allahu ka dalluar disa prej disave. Nuk është ashtu, siç mendojnë disa, se Allahu i ka dalluar meshkujt prej femrave, sepse, po të kishte dashur Allahu ashtu, do të kishte thënë: “Me atë çka Allahu i ka dalluar burrat prej grave”. Por, ka thënë: “Me atë çka Allahu i ka dalluar disa prej disave”. Kjo do të thotë se e ka përdorur termin “disa prej disave”, pra të papërcaktuar. Pra, kuptimi i ajetit është se “përparësia” është çështje, e cila obligon angazhim dhe mund më të madh në anën e burrit për të siguruar pasuri përballë asaj, sepse ajo (femra) ka vlerë dhe dallohet në anën tjetër, e ajo është se femra ka rol, të cilin mashkulli nuk mund ta ketë. Pra, ajo është dalluar prej tij, ngaqë mashkulli nuk mbetet shtatëzënë, nuk lind, nuk ka menstruacione. Për këtë arsye në ajet Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: Dhe mos lakmoni atë që Allahu e ka dalluar me diçka ndaj tjetrit. Kujt i është drejtuar më këtë fjalë? U është drejtuar të gjithëve. Edhe në këtë pjesë të ajetit Zoti i Lartëmadhëruar ka treguar vlefshmërinë e disave ndaj disave, që do të thotë se disa janë më të dalluar se të tjerët. Nuk mund të bëhet krahasimi në mes të dy personave, të cilët kanë role dhe veprimtari të ndryshme, por krahasimi bëhet në mes të roleve dhe veprimtarive, e nëse bëhet ai krahasim, atëherë shohim se ata dy janë të kompletuar si tërësi e përbashkët. Mashkulli ka përparësi në angazhim dhe mundim, ndërsa simpatia, dhembshuria mungojnë te ai, për arsye se ai është i preokupuar me çështjet e tij. Për këtë arsye Zoti i Lartëmadhëruar e ka rezervuar femrën që ta kryejë rolin dhe detyrën e saj. Nuk e ka ngarkuar me obligim për t’ia marrë kohën në punë të rënda, të cilat mund t’i kryejë tjetri në vend të saj.
Ligjëvënësi na ka vërtetuar neve se si mashkulli duhet t’i ndihmojë femrës. Pejgamberi s.a.v.s. kur ka hyrë në shtëpi dhe ka parë familjen se është angazhuar në diçka, i ka ndihmuar, gjë që tregon se roli dhe detyra e gruas është rol i rëndësishëm dhe që burri duhet t’i ndihmojë asaj.
Femra bashkëpunon dhe vepron me llojin më të përsosur, pra me njeriun, sepse ajo edukon njeriun, i cili është udhëheqës në ekzistencë, ndërsa vepron me sendet e ngurta, me dheun, bimët, gurët e me shtazët.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”