ZGJEDHJA E BASHKËSHORTES

ZGJEDHJA E BASHKËSHORTES

Në kohën e sotme, pra në kohën bashkëkohore, i riu ballafaqohet me vështërsi në shumë çështje, e prej tyre është martesa me vajza të pasura, me qëllim që të përfitojë jetë luksoze. Ai as që brengoset dhe nuk ia vë veshin karakterit shpirtëror dhe fetar, sepse ai shikon vetëm nga këndi i lumturisë në këtë botë. Për këtë arsye veprimet e tilla dështojnë plotësisht, sepse dita-ditës, në vend se ditët të shkojnë në favor të jetës së tij, ato shkojnë në disfavor të jetës së tij. Ky veprim është i gabueshëm në llogaritje, është veprim i palogjikshëm dhe veprim i mendjes së pazhvilluar. Ata, edhe pse arsyetohen për këtë,  duhet patjetër të shikojnë në aspektin fetar dhe moral para çdo çështjeje.

Për këtë Shejh Shaëraviju thotë: Mos e bëjë pasurinë peshojë të bashkëshortësisë. Kjo është këshillë e të rinjve dhe e djemve të sotëm. Kjo është këshilla më e mira dhe më e shtrenjta. Pastaj Shejh Shaëraviju vazhdon duke treguar ajetin e librit fisnik ku Zoti i Lartëmadhëruar thotë: Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithdijshëm. (En-Nur, 32)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s