Si do të ishte formimi qeveritar në bazë të pejgamberëve
Kabineti qeveritar do të përbëhej prej:
- ministrisë së ushqimit qytetar;
- ministrisë së veshmbathjes qytetare;
- ministrisë së vendstrehimit qytetar (ministrisë së ndërtimtarisë);
- ministrisë së teknologjisë dhe industrisë;
- ministrisë së mbrojtjes;
- ministrisë së punëve të brendshme;
- ministrisë së punëve të jashtme;
- ministrisë së ekonomisë dhe financave;
- ministrisë së arsimit dhe edukimit;
- ministrisë së shëndetësisë;
- ministrisë së shkencës, inovacionit dhe fesë;
- dhe në fund: ministrisë së drejtësisë dhe Kryeministrisë.
Vërejtje: secila ministri mund t’i ketë nënministritë.
Ministrat qeveritarë do të ishin si në vijim:
- Ministër i ushqimit qytetar – Ademi a.s.
- Ministër i veshmbathjes qytetare – Idrisi a.s.
- Ministër i vendstrehimit qytetar (ministër i ndërtimtarisë) – Nuhu a.s.
- Ministër i teknologjisë dhe industrisë – Davudi a.s.
- Ministër i mbrojtjes – Sulejmani a.s.
- Ministër i punëve të brendshme – Musa a.s.
- Ministër i punëve të jashtme – Dhulkarnejni a.s.
- Ministër i ekonomisë dhe financave – Jusufi a.s.
- Ministër i arsimit dhe edukimit – Zekerijai a.s.
- Ministër i shëndetësisë – Isai a.s.
- Ministër i shkencës, inovacionit dhe fesë – Ibrahimi a.s.
- Ministër i drejtësisë, njëkohësisht edhe kryeministër – Muhamedi a.s.
Sqarim rreth ministrave
- Ministër i ushqimit qytetar – Ademi a.s.
Ademi a.s. është njeriu i parë dhe është paraardhës i gjithë njerëzimit. Ademi a.s. e ka pasur të lejuar të ushqehej me të gjitha llojet e pemëve përpos njërës të cilën e ka pasur të ndaluar, kështu që ai përfaqëson ministrinë e ushqimit për të treguar se të gjitha llojet e pastra të ushqimit lejohen, përpos asaj që është e ndaluar. Prej djemve të Ademit a.s. njëri ishte bujk ndërsa tjetri blegtor. - Ministër i veshmbathjes qytetare – Idrisi a.s.
Njerëzimi kishte filluar të shtohej. Ushqeheshin me ushqim të pastër. Nevojitej veshmbathje për ta. Idrisi ishte mësuesi i parë i cili e ka përdorur lapsin dhe shkrimin. Edhe pse profesioni i Idrisit a.s. është mësuesia, ai është marrë edhe me profesionin e rrobaqepësisë. Shoqëria pa këtë veprimtari është e paimagjinueshme, andaj duhet pasur shëmbëlltyrë edhe mjeshtrin e parë të rrobaqepësisë (veshmbathjes). - Ministër i vendstrehimit qytetar (ministër i ndërtimtarisë) – Nuhu a.s.
Pas ministrisë së ushqimit dhe veshmbathjes, nevojitet ministria e ndërtimtarisë për vendstrehim. Me shtimin e njerëzimit njeriu ka pasur nevojë për ndërtimtari, kështu që Nuhu a.s. është zdrukthëtari i parë dhe ndërtuesi i parë i anijes dhe shtëpisë së shpëtimit, jo vetëm nga kushtet klimatike por edhe nga objektet dhe kultet e degjenerimit të shoqërisë dhe idhujtarisë. Nuhu a.s. ka qenë zdrukthëtar pasi që me ndërtimin e anijes ka shpëtuar besimtarët dhe gjallesat nga vërshimi ndërkombëtar. Nuhu a.s. është njëri prej elitës së pejgambereve (ulul azm). - Ministër i teknologjisë dhe industrisë – Davudi a.s.
Ushqimi, veshmbathja dhe vendstrehimi janë elemente bazë i ekzistimit të shoqërisë. Po ashtu shoqërisë i nevojiten edhe mjetet për mbrojtje nga sulmet e jashtme. Për këtë e kemi Davudin a.s. i cili është nismëtar i industrisë së rëndë si vazhdimësi e prodhimtarisë së ushqimit, veshmbathjes dhe vendstrehimit (ndërtimtarisë). Davudi a.s. ka qenë i njohur me profesionin e farkëtarit. Davudit a.s. i ka zbritur Zeburi. - Ministër i mbrojtjes – Sulejmani a.s.
Sulejmani a.s e ka pasur ushtrinë speciale. Në ushtrinë e Sulejmanit a.s., përpos ushtarët e llojit njeri, kanë qenë të rreshtuar edhe ushtarët e kafshëve, shpezëve, xhinëve e kështu me radhë. Sulejmani a.s. e ka mbrojtur popullin e Sebeit nga adhurimi i diellit dhe hënës, dhe e ka kthyer në adhurimin e Zotit një, si dhe Belkisja, mbretëresha e Sebeit është bërë muslimane me Sulejmanin a.s. - Ministër i punëve të brendshme – Musai a.s.
Musa a.s. përpos detyrave të shumta, specifikë e tij ka qenë mbrojtja e të dobëtëve nga të fortit. Musai a.s. është rritur në kështjellën e Firaunit. Aty e ka vërejtur se Firauni u bënte padrejtësi dhe i torturonte bijtë e Israilit. Kjo çështje ndikoi që pastaj të ikte e të shkonte në Medjen, atje ku u ndihmoi bijave të Shuajbit a.s. Në fund i ka shpëtuar bijtë e Israilit nga Firauni kriminel. Musai a.s. është njëri prej elitës së pejgambereve (ulul azm). - Ministër i punëve të jashtme – Dhulkarnejni a.s.
Dhulkarnejni e ka bërë ndërtimin e pendës për të mbrojtur popullin pambrojtur nga jeëxhuxhët dhe meëxhuxhët. Ka udhëtuar në lindje dhe perëndim për të kuptuar mentalitetin, historinë dhe gjeografinë, për ta shfrytëzuar për thirrje në islam (në besimin në një Zot), për të krijuar raporte me popujt e vendeve të ndryshme, deri sa në fund e ka mbrojtur popullin e pambrojtur nga jeëxhuxhët dhe meëxhuxhët. - Ministër i ekonomisë dhe financave – Jusufi a.s.
Jusufi a.s. nga të gjitha specifikat e tjera, si profesion e ka pasur ekonominë (financat) dhe ka qenë ministër i ekonomisë dhe financave në Egjipt. Jusufi ka qenë besnik dhe po ashtu ka ditur që ta menaxhojë krizën shtatë vjeçare e cila ka pasuar pas shtatë viteve të begatshme. - Ministër i arsimit dhe edukimit – Zekerijai a.s.
Përgjegjësinë për përkujdesjen e Merjemesë, nënës së Isait a.s., e ka marrë Zekerijai a.s. Zekerijai a.s. tërë jetën ka qenë i përkushtuar në lavdërimin dhe në madhërimin e Zotit të Madhërishëm. Kur ka arritur në moshën e pleqërisë së thellë nuk është brengosur se kush e trashëgon pasurinë materiale të tij, por kush e trashëgon diturinë dhe pejgamberinë pas tij, për këtë arsye edhe i është lutur Zotit që t’i dhurojë një fëmijë me të cilin Zoti i Madhërishëm do të ishte i kënaqur. - Ministër i shëndetësisë – Isai a.s.
Isai a.s. ka qenë shërues edhe i sëmundjeve trupore edhe i sëmundjeve shpirtërore. I është zbritur Inxhili me këshilla për ngritjen e vetëdijes shpirtërore tek njerëzit. Isai a.s. ka lindur në mënyrë të veçantë. Mrekullitë e tij janë mbinatyrore, por nuk gabojmë kur themi se profesioni i tij ka qenë mjek, dhe atë mjek edhe i sëmundjeve trupore edhe shpirtërore. Isai a.s. është njëri prej elitës së pejgambereve (ulul azm). Isait a.s. i është zbritur Inxhili. - Ministër i shkencës, inovacionit dhe fesë – Ibrahimi a.s.
Ibrahimi a.s. është babai i pejgambereve. Ibrahimi a.s. na ka sjellë argumente shkencore se nuk duhet adhuruar as yjet, as hënën, as diellin, por duhet adhuruar Zotin Një, krijues të tyre. Ibrahimi a.s. i ka ngritur themelet e Qabes me birin e tij Ismailin a.s. dhe e ka orientuar njerëzimin në unifikimin e besimit. Ibrahimi a.s. është njëri prej elitës së pejgamberëve (ulul azm). - Ministër i drejtësisë dhe Kryeministër – Muhamedi a.s.
Muhamedi a.s. në rini punoi si bari, pastaj tregtar, e më vonë u bë burrështetas. Pra, ka qeverisur ekonominë dhe politikën shtetërore. Ka menaxhuar administratën shtetërore, qeverisjen e shtetit në aspekt juridik, ekonomik, politik dhe ushtarak. Me një fjalë, i ka përmbledhur të gjitha ministritë e sodit dhe të së ardhmes që kanë të bëjnë me formimin dhe qeverisjen e shtetit. Muhamedi a.s. është njëri prej elitës së pejgambereve (ulul azm). Muhamedit a.s. i është zbritur Kur’ani. Të gjithë pejgamberët e kanë pasur detyrë thirrjen në një Zot.
Dr. Musli Vërbani