IMANI DHE EPSHI
–
Imani ndikon drejtëpërsëdrejti në edukimin shpirtëror dhe të ndjenjave të brendshme. Cili është roli i tij? A nuk bien në konflikt në mes vete kërkesat e epshit njerëzor, besimit dhe karakterit të lartë të tij? A nuk është ky faktor permanent për t’i dalluar njeriu se cilat janë kërkesat e trupit dhe cilat janë kërkesat e shpirtit.? Shpresojmë që Imami i mirënjohur do të na sqarojë, që të na qetësohet mendja.
Përgjigjje: Imani është çështja, e cila dirigjon, i organizon dhe i ngrit ndjenjat, e nuk çrrënjos, sepse po të ishte ashtu, atëherë do të bëhej pyetja: pse Allahu i ka krijuar ndjenjat? Pra, ndjenjat e kanë rolin e tyre, e islami nuk e bën që besimtari të ketë zemër të vdekur, ashtu që të përqëndrohet vetëm në një çështje. Çështja e vetme, të cilën e kemi përmendur edhe më herët, është t’i nënshtrohet Allahut dhe t’i dorëzohet programit të Allahut, e pas kësaj nuk e gurëzon, por Ai i dëshiron t’i ketë ndjenjat, e ato ndjenja t’i lartësojë, por tjetërkush mos t’ia dëmtojë. Ia ndrit ndjenjat për të pasur pasuri dhe për ta udhëhequr atë, e askush tjetër mos ta okupojë. Ia ngrit ndjenjat e epshit për t’u martuar, që shoqëria të jetë e pastër dhe e ndershme. Ia ngrit ndjenjat për të kërkuar forcë, që të mos të jetë i nënshtruar. Ia ngrit ndjenjat për të kundërzbuluar, që të mos jetë i spiunuar dhe për t’u mos u ndjekur të metat e njerëzve. Pra, për çdo ndjenjë prej ndjenjave të njeriut Islami është për ta zhvilluar, e jo për ta ngurtësuar, sepse zhvillimi i ndjenjave e ka rolin e tyre. Kur njeriu e shikon këtë çështje, beson se është nje fuqi më e lartë se ai, e cila e ka organizuar këtë çështje, sepse ajo është fuqi absolute. Është ajo, e cila më ka krijuar, e cila më ka pajisur me fuqi. Kur njeriu ballafaqohet me ndonjërën çështje të tyre, nuk do të thotë që ai të qëndrojë i plogësht, por t’i thuhet atij: Ndonjëherë bëhu i rreptë, ndonjëherë i mëshirshëm. Pra, fuqinë e tij ai nuk e përdor gjithmon me fuqi absolute, por as me mëshirë, sepse po të ishte vetëm i fortë e i rreptë, e ka raste kur nevoja e kërkon mëshirësinë, po të ishte vetëm i lartë e i ashpër, e ka raste kur nevoja kërkon butësi, po të kishte vetëm një lloj të cilësisë, ateherë do të kishte qenë i penguar të ketë cilësi tjetër, e cila është e rëndësishme në jetën e tij.
Zoti i Lartëmadhëruar thotë: “Të butë për besimtarët, të fortë e të ashpër për pabesimtarët.” Pra, ata kanë element, nëpërmjet të cilit mund të jenë të fortë, por edhe element tjetër, me të cilin mund të jenë të butë. Por, kur do të jenë të fortë, e kur të butë? Kjo është në kompetencën e të drejtës së tyre. “Bëhuni të butë për vëllezërit tuaj besimtarë dhe të fortë për pabesimtarët.” “Të fortë për pabesimtarët, të mëshirshëm mes vete”.
Pra, Islami nuk krijon besimtarë vetëm të një lloj cilësie, sepse secila cilësi e ka rolin e vet. Patjetër duhet të ekzistojë fuqi mposhtëse, intelekte dhe urtësi, të cilat i vënë në binarë këto çështje.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”