NËSE JANË TË VARFËR, ALLAHU I PASURON

NËSE JANË TË VARFËR, ALLAHU I PASURON

Cili është mendimi i Shejh Shaëravijut: Nëse dëshiroj të martohem me një vajzë, e cila i ka të gjitha ato çka dëshiron një djalë t’i ketë vajza, pra është fetare, e moralshme dhe e bukur, vetëm se ajo është e varfër, e shokët më këshillojnë që ta zgjedh një grua tjetër, që është e pasur, e cila më ndihmon me pasurinë e saj që t’i tejkaloj problemet e jetës?

Përgjigja: Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm”.(En-Nur, 32)

Pra, mos lejo që pasuria të jetë peshojë në zgjedhje të bashkëshortes, por bëje që të jetë çelës i furnizimit. Në këtë ajet Zoti i Lartmadhëruar ka treguar kushtin dhe përgjigjen kur ka thënë: “Nëse janë të varfër, Allahu i pasuron”. Atë që e thotë Allahu, ajo patjetër duhet të ndodhë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na ka tërhequr vërejtjen për këtë, kur ka thënë: “Kush martohet me një grua që ka famë, fama e saj do t’i kundërvihet, që do të thotë: Nëse qëllimi i atij njeriu ka qenë që të martohet me një femër me famë, që të përfitojë prej famës së saj, atëherë në mes tyre do të ndodhin pakënaqësi dhe armiqësi. E ai e ka zgjedhur në duel armikun e fortë. Kush e zgjedh femrën për pasuri dhe për të përfituar prej pasurisë së saj, do ta përjetojë se ajo do të jetë e ngritur, kryelart dhe gjithmonë e pakënaqur, e cila do ta shpjerë që të poshtërohet, për shkak të pasurisë së saj dhe pasuria e saj do t’ia helmojë dhe do t’ia shkatërrojë jetën.

Pastaj, ajeti sjell sqarimin “Allahu është i Gjerë (Gjithëfurnizues), i Pasur dhe i ditur”. Ky ajet tregon se çka është më e përshtatshme dhe më e leverdishme. Përderisa fjala është për atë që ka nevojë njeriu dhe për pasuri Allahu është i Pasur. Atij kurrë nuk i pakësohet pasuria, që do të thotë se, edhe nëse supozojmë se të gjithë njerëzit dëshirojnë të martohen me vajza të varfra, premtimi i këtij ajeti do të realizohet. Allahu do t’i jepte pasuri secilit prej tyre. Mirëpo, ne nuk shohim se njerëzit e dëshirojnë këtë. Nëse një njeri i pasur u jep të tjerëve prej pasurisë së tij, ne shohim se të tjerët pikëllohen se këtij njeriu do t’i pakësohet pasuria duke iu dhënë të tjerëve.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s