MJETET E MËKATIMIT
–
Çfarë kuptimi ka fjala e Zotit të Lartmadhëruar: “Atë ditë kur do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart e tyre e këmbët e tyre për atë që kanë punuar”?
Përgjigjja: Mëkati mund të jetë ose me fjalë, ose me vepër.
Mëkati me fjalë është mëkatimi i gjuhës. Mëkati me vepër është mëkatimi me duar, nëse ajo vepër bëhet me duar, pasi që të qëllon pranë. Nëse është larg dhe ti duhet të shkosh në këmbë, është mëkatimi i këmbëve. Këto janë mjetet e krimit dhe të mëkatit. Gjuha, duart dhe këmbët dëshmojnë kundër njeriut, edhe pse vet ato pjesë janë kryerëse (bashkëpjesëmarrëse) të drejtpërdrejtë të asaj vepre.
Në këtë botë Allahu na ka dhuruar preparatet e trupit. Ata u janë të nënshtruara dëshirave tona, veprojnë sipas dëshirës sonë; ata nuk pengojnë në kryerje të veprimit, pasi që i janë të nënshtruara dëshirës sonë. Mirëpo, në ditën e Kiametit ne nuk do të kemi mbizotërim mbi ta, që të veprojmë sipas dëshirës sonë. Dëshira kalon në tërësi te Zoti i Lartmadhëruar. Allahu na ka dhënë trupin si mjet ndihmës tonin në këtë jetë, që të veprojmë me të çka të dëshirojmë, që të kemi kompetencë të veprojmë me ta çka të dëshirojmë, mirëpo në ditën e Kiametit askush mbi asgjë nuk do të ketë kompetencë për ta ndihmuar të veprojë çka dëshiron. Për këtë Zoti i Lartmadhëruar, në ditën e Kiametit, thotë: I kujt është sundimi sot? Vetëm i Allahut të vetëm, mposhtës dhe mbizotërues (mbi gjithçka). Kështu dëshirën e njeriut mbi pjesët ia heq, ndërsa pjesët (organet) e tij dhe preparatet pranojnë gjithçka kanë vepruar.
Dënimi nuk bie mbi këto pjesë (organe), por njeriu ndëshkohet me ta dhe atëherë ata janë mjet i ndëshkimit të mëkatimit. Shkenca bashkëkohore ka zbuluar dhe ka vërtetuar se dhimbjet nuk ndihen në vet pjesën e trupit, mirëpo në shpirt. Argument i kësaj është se njeriu ndien dhimbje në çdo pjesë të trupit, mirëpo kur mjeku e merr përsipër të sëmurin për ta operuar, ai nuk ndien kurrfarë dhimbje gjatë operimit.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”