SHERIATI DHE DREJTËSIA

SHERIATI DHE DREJTËSIA

Pyetje: Cili është dallimi në mes të sheriatit dhe drejtësisë?

Përgjigjje: Sheriat ka për qëllim që ti të veprosh një çështje, e cila ta heq një vështërsi. Dispozita është paralel me ty (nevojat tua). Para se ta falësh namazin, ti, në rend të parë, merr abdest, pastaj falesh. Të gjithë ne të kemi parë kur e ke kryer obligimin dhe askush nuk thotë asgjë tjetër, pos atë që ka parë. Mirëpo, a e ke falur namazin ashtu siç dëshiron Allahu prej teje, apo me atë nijet, të cilin Allahu të ka obliguar dhe ka dëshiruar prej teje? Kur ke marrë abdest dhe je falur, ti i ke kryer në bazë të normave të sheriatit dhe në bazë të formës së kërkuar në namaz. Mirëpo, qëllimi yt a ka qenë të kryerit e një obligimi ndaj Allahut, apo vetëm që të proklamohesh? Drejtësi është ta respektosh dhe t’i kryesh normat e sheriatit dispozitivisht dhe ashtu qysh kërkohet, që qëllimi të jetë i kryer ashtu siç ka dëshiruar Ligjëvënësi.

Sheriati është kryerja e obligimeve në aspekt të jashtëm (formalisht), ndërsa drejtësi është ta kryesh në aspekt të brendshëm (esencialisht). Drejtësia është sekret mes robit dhe Zotit të tij? A i kryen ashtu siç ka ligjësuar dhe siç ka dëshiruar Allahu, apo ai dëshiron ta kryejë vetëm formalisht. Pra, drejtësi është të arrish në bërthamë të obligimit dhe të thuhet ajo çka është ligjësuar, e nëse nuk është arritur qëllimi i atij ligjësimi, është hipokrizi. Në kohën e pejgamberit s.a.v.s hipokritët janë ulur në rreshtat e parë; ata, nga aspekti sheriatik i kanë kryer obligimet, ndërsa e vërteta ka qenë krejt ndryshe.

Pra, drejtohu në kryerjen e obligimeve të Allahut, ashtu siç do Allahu dhe ashtu siç e ka paraparë, e jo ashtu siç veprojnë të tjerët; edhe ti të veprosh si ata, sikurse një kryetar i përpiktë në punën e tij, i cili ka ndaluar të ngrënit e të pirit gjatë orarit të punës dhe për çdo thyerje të rregullit ka paraparë dënime. Pastaj, shohim punëtorin që vjen në kohë, i përmbahet të gjitha rregullave të parapara. Ai u është përmbajtur rregullave nga aspekti i jashtëm dhe formalisht, e jo në esencë, pra kryerjen e punës, e cila kërkohet prej tij. Kështu pra, sheriati është forma e jashtme e adhurimit, ndërsa e vërteta është qëllimi i Ligjëvënësit. Ai i cili i përmbahet sheriatit, ai mund të mashtrojë njerëzit, por nuk mund të mashtrojë Ligjëvënësin. Për këtë arsye, ai i cili i përmbahet formalisht sheriatit, prej tij nuk dalin rrezet e shkëlqimit, ndërsa ai i cili përmbahet thelbësisht, ai shkëlqen, prej tij burojnë rrezet e dritës.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s