“FLETËT NUK PRANOJNË TË SHKRUHET NË TO, LAPSAT KANË PUSHUAR SË SHKRUARI DHE JANË NGRITUR”
–
Pyetje: Çfarë kuptimi kanë fjalët: “Lapsat janë ngritur, e fletët janë terur”?
Imami i mirënjohur, Shaëraviju thotë: “Lapsat janë ngritur, e fletët janë terur” ka kuptimin se çdo gjë, e cila ka për të ndodhur deri në ditën e Kiametit, është shkruar në libra dhe nuk mund të ndodhë diçka tjetër, pos ajo çka është shkruar. “Janë palosur dhe janë terë fletët” ka kuptimin se në to nuk ka për t’u rikthyer e të përmirësohet diçka, të shkruhet diçka e re, apo diçka tjetër. Mirëpo, çdo gjë çka do të jetë në ekzistencë është e shkruar në fletë, sepse Zoti i Lartmadhëruar e ka ditur se çka do të ndodhë në gjithësi. Edhe pse njeriu është i vullnetshëm, ndërsa vendimi në çështjen e vullnetit është argument për diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, e nuk e ka kuptimin e të imponuarit, por e ka shkruar se e ka ditur se ashtu ka për të vepruar.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”