MËKATET E VOGLA DHE MËKATET E MËDHA
–
Çka është mëkati i vogël, e çka i madhi dhe a është e mundur që mëkati i vogël të bëhet i madh ndonjëherë?
Përgjigjet Shejh Shaëraviju: Mëkat i madh është idhujtaria, pirja e alkoolit, prostitucioni, vjedhja, vrasja, mosrespektimi i prindërve, shpifja ndaj grave të ndershme, ndërsa të tjerat, përpos këtyre, quhen mëkate të vogla.
Përsëritja me qëllim dhe i vazhdueshëm i mëkatit të vogël është mëkat i madh, pra përsëritja dhe vazhdimësia. Kjo është sikurse ti të kesh vendosur për të mos e dëgjuar Allahun. Ky mosdëgjim bëhet edhe në mëkatin e vogël, i cili pastaj bëhet i madh, sepse ka kaluar prej kundërshtimit të vendimit në rebelimin e atij vendimi.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”