ISTIGFARI, HAXHI DHE FSHIRJA E MËKATEVE

ISTIGFARI, HAXHI DHE FSHIRJA E MËKATEVE

A duhet kërkuar falje për çdo mëkat veç e veç, apo të kërkohet falje për të gjitha mëkatet në përgjithësi?

Dhe sa është e vërtetë fjala: Haxhi i fshin të gjitha mëkatet, sepse haxhiu kthehet i pastër prej mëkateve, ashtu siç ka lindur prej nënës së tij?

Përgjigjja: I nderuari Shejh Shaëraviju thotë: Jo, ai duhet të kërkojë falje për secilin mëkat veç e veç, mirëpo ndonjëherë i kujtohet gabimi, e ndonjëherë nuk i kujtohet ndonjë gabim. Atëherë kur nuk i kujtohen, kërkon falje për të gjitha gabimet. Çdo herë kur qan për ndonjë gabim, ai gabim i shndërrohet në punë të mirë dhe çdo herë kur e lëndon gabimi, apo ndien dhimbje për atë gabim dhe kërkon falje, i shndërrohet në punë të mirë. Kjo është domethënia: Allahu punët e këqija të tyre ua shndërron në punë të mira. Mirëpo, duhet ta dimë se Allahu i fal gabimet, të cilat janë bërë ndaj Tij, ndërsa gabimet, të cilat kanë të bëjnë me robërit e Tij, patjetër duhet pastruar me robërit.

Ndërsa, mëkatet, të cilat nuk i kujtohen, që i ka bërë ndaj robërve, ne e kemi mësuar se duhet të bëjë këtë lutje: “Kërkoj falje nga Allahu i madhërishëm për mua, për prindërit e mi dhe për ata, të cilëve u kam bërë padrejtësi”.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s