BISEDA ME SHPIRTRA
–
Pyetje: Çka mendon Shejh Shaëraviju në lidhje me kontaktimin me shpirtra dhe shërimin me shpirtra?
Përgjigjja: Duke sqaruar Shejh Shaëraviju këtë çështje thotë: Kush i ka mësuar ata se ata janë shpirtra? A mos e dinë ata shpirtin para se t’u vijë atyre. Thonë: Këto janë shpirtra të cilat i dimë dhe i njohim.
Ata mund të thonë: Atyre u vjen një forcë e fshehtë, ndërsa shpirtra jo. Kjo është e papranuar. Më këtë çështje janë marrë njerëzit prej kohërave të lashta. Kjo veprimtari nuk ka ndodhur përnjëherë, përkundër asaj se shkencat tjera janë zhvilluar dhe kanë përparuar vrullshëm, çka tregon se ata hulumtojnë në terr dhe pa fakte, sepse hulumtimi shkencor ka nevojë për përvojë dhe eksperiencë, ndërsa kësaj veprimtarie nuk i nevojitet as përvoja, as eksperienca.
Ai, i cili thotë se kontakton me shpirtra nëpërmjet Kur’anit fisnik, ai është gënjeshtar i kulluar dhe mashtrues. E gjithë kjo arrihet nëpërmjet fallit, magjisë duke kontaktuar xhinë.
Pastaj, imami i nderuar vazhdon e thotë: Ata të cilët thonë këtë për veten e tyre dhe thonë se bisedojnë me shpirtra, shohim se janë më të vështirët, më injorantët, më të këqijtë në jetën e tyre dhe asnjëri prej tyre nuk vdes me të mira. Pasurinë e tyre e merr ai, të cilin ata nuk e njohin. Ky është argumenti më i forti se ata nuk mund t’i bëjnë dobi as vetes së tyre. Pastaj, veprimtaria e tyre me njerëz i lodh ata. Njerëzit duhet t’i dinë dhe t’i kuptojnë aftësitë e tyre dhe duhet ta dinë se Allahu e ka fshehur të fshehtën prej tyre, prej mëshirës që ka për ta. Nëse njëri e di se do t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi, ai do të pëlcasë, do ta zmadhojë atë fatkeqësi dhe tërë jetën e tij do ta bëjë të keqe dhe të vështirë. Ai, i cili më tregon dhe më informon për një fshehtësi, të cilën nuk mund ta tejkalojë, çka përfitoj unë atëherë prej asaj informate?!
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”