GODITJA E FATKEQËSISË

GODITJA E FATKEQËSISË

I nderuari Imam, çka do të thotë “Musab” dhe, në kuptimin e vërtetë të fjalës, çka do të thotë “fatkeqësi”. Dhe sikur e dimë, është lutur i Dërguari i Allahut s.a.v.s., sipas tekstit, i cili është gjurmuar prej tij: “O Zoti ynë, mos lejo fatkeqësi në fenë tonë, mos lejo që jeta në këtë botë të jetë qëllim kryesor. Na bën që në jetën tonë të na shtohen të gjitha të mirat, na bën që vdekja jonë të jetë e qetë ndaj çdo të keqeje”. Dëshirojmë dhe shpresojmë që imami i nderuar të na e sqarojë këtë çështje; paraprakisht lusim Zotin ta shpërblejë me të gjitha të mirat.

Përgjigjja: Në hadithi kudsij Zoti i Lartmadhëruar thotë: Pasha krenarinë dhe madhërinë Time, nuk e kisha nxjerrë robin në këtë botë pa ia dëshiruar atij të mirën dhe derisa mos ta kisha paraparë që ta shpërblej për të mirat; dhe për ta pastruar prej të këqijave të tij, i sjell atij sëmundje në trup, pakësim në pasuri dhe humbje në fëmijë dhe kur t’i mbetet vetëm një e keqe, pastrohet me agoninë e vdekjes, që në ditën e kiametit të paraqitet para meje i pastër prej gabimeve, sikur atë ditë kur e ka lindur nëna e tij. Pasha krenarinë dhe madhërinë Time, nuk e kisha nxjerrë robin tim në këtë botë për t’ia dashur të keqen, pos asaj të keqe, e cila është kompensim për veprat e këqija, duke i dhënë shëndet në trupin e tij, shtim të pasurisë dhe të fëmijëve. E, kur t’i mbetet vetëm një e mirë, e peshon agonia e vdekjes, ashtu që në ditën e kiametit nuk do të ketë me vete asnjë të mirë.

Për këtë arsye, kur Pejgamberi s.a.v.s. është pyetur për atë, të cilin e godet ndonjë fatkeqësi, ai përgjigjet: Nuk është fatkeqësi ajo që ju po mendoni, por fatkeqësi është kur ti je i pashpërblyer, apo i penguar prej shpërblimit.

Ndërsa, atë që e godet ndonjë fatkeqësi, e ai duron me vendosmëri, a mund të quhet fatkeqësi? Natyrisht se jo. Përkundrazi, ajo fatkeqësi është shpërblim për të.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s