KADAJA DHE KADERI

KADAJA DHE KADERI

Pyetje: Çfarë dallimi ka Kadaja prej Kaderit?

Përgjigjja: Kadaja është vendim për të cilën nuk kam të drejtë zgjedhjeje apo dëshirë në të, ndërsa kader do të thotë se t’i ke paraparë që t’i ndodhë kjo dhe çështjet ndodhin ashtu siç e ke paraparë. Nëse ministri i bujqësisë shkruan raport për pambukun ku, në mes të tjerash, thotë: Ne do të mbjellim kaq fidane, një fidan do të japë kaq fryte, prodhimi mesatar i fidanit është kaq, kemi planifikuar që sivjet rezultati i prodhimit do të jetë kaq. Ai planifikon, sepse e ka ditur, ndërsa dijetari mund t’ia qëllojë, e mund të gabojë në kushte dhe rrethana, të cilat nuk i ka ditur. Mirëpo, kur Zoti i Lartmadhëruar përcakton dhe planifikon, ajo edhe ashtu ndodh dhe çështjet në gjithësi ndodhin vetëm ashtu siç ka përcaktuar dhe planifikuar Allahu.

Kadaja është një çështje, në të cilën nuk kam të drejtë zgjedhjeje, si p.sh. sëmundja dhe vdekja. Kur Zoti i Lartmadhëruar ka planifikuar të veprojë në punë prej çështjeve, në të cilat kam të drejtë zgjedhjeje, Ai nuk më ka detyruar ta kryejë, mirëpo Ai e ka planifikuar dhe e ka ditur me diturinë e Tij të përhershme pa fillim se unë do ta zgjedhë atë rrugë.

Nëse unë e dërgoj shërbëtorin që të blejë për ty një gotë, e të them ty: Ai është vonuar, sepse në rrugë ka takuar një djalë dhe ka luajtur me të, e duke luajtur i ka humbur të hollat, dhe tani ai frikësohet të vijë. Unë e them këtë, përderisa gjatë gjithë kohës kam qenë me ty në dhomë, e pas kësaj vjen shërbëtori. E kur e pyesim, ai na përgjigjet: saktësisht ashtu siç kam thënë. Tani pasi që të kam treguar se çfarë do të ndodhë dhe ashtu ka ndodhur, a mos kam dërguar ndonjë forcë për të treguar çka ka vepruar. Atë që kam thënë e kam thënë se i kam ditur gjërat më herët, mirëpo nuk e kam detyruar të veproj atë që të kam thënë.

Kështu (Allahu është shëmbëlltyra më e larta), Allahu e ka ditur nga herët, se si do të jetë puna me robin e tij dhe e ka shkruar, por jo me detyrim, por në bazë të diturisë së Tij, se si do të jetë puna me robin e Tij. Ky është kaderi i tij.

Dallimi në mes të dy formave është se dituria njerëzore është ndryshe nga dituria e Allahut. Është e mundur që unë të di se si vepron ky shërbëtor, mirëpo kësaj radhe mund  të lajthitem për shkak të rrethanave të tjera, si f.v. ndonjë automjet e shkel, e ai shkon në spital dhe nuk realizohet ajo çka kam thënë unë për të. Ky është gabim i diturisë sime. Mirëpo, Allahu i Lartmadhëruar me diturinë e Tij nuk gabon kurrë. Qoftë i lartësuar Ai me cilësitë dhe emrat e Tij. Nuk ka zot tjetër pos Tij.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s