VETËPRANIMI DHE VETËDORËZIMI NDAJ ALLAHUT
–
Pyetje: Vetëpranimi dhe vetëdorëzimi ndaj Allahut; cila është rruga e cila të shpie deri aty?
Përgjigjja: Kur njeriu i ka në dispozicion shkaqet e ndryshme të jetesës, e harron shkakvendosësin dhe mendon se është vet njeriu ai, i cili i ka sjellë ato shkaqe me angazhimin dhe punën e tij. Për këtë Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Jo, kurrsesi jo. Nuk ka dyshim se njeriu e tejkalon dhe bën krim (që nga momenti) kur e sheh veten se është i pavarur”. Po sikur ta kujtonte njeriu se për çdo shkak, shkakvendosës është Allahu i Lartmadhëruar; ky është vetpranim dhe vetëdorëzim ndaj shkaqeve, kur njeriu sheh se në krahasim me veten e tij, të gjithë njerëzit janë më të mirë se ai në punë të mira, ndërsa vet bën më së shumti punë të këqija. Çdo njeri e di se e keqja është e keqe, por ai mendon se edhe të tjerët bëjnë të këqija.
O keqbërës, mos u krekos me atë se edhe të tjerët bëjnë punë të këqija. Ti shiko çdo njeri me vlera dhe thuaj: Ai është më i vlefshëm dhe më i mirë se unë. Nëse shikon dhe sheh njeri të poshtër dhe me të këqija, ta dish se ti ke të këqija më shumë se ai. Kjo të ndihmon që të mos e mashtrosh veten tënde. Je mashtruar nëse ti mendon se je më i mirë se të tjerët. Me një fjalë, vetëpranim dhe vetëdorëzim ndaj Allahut është që ti të kesh bindje të plotë se nuk ka forcë e as fuqi që dikush të ndryshojë diçka pos Allahut. Dhe ta ushtrosh veten në fjalën e Zotit të Lartmadhëruar: “Asnjë njeri (apo popull) mos ta nënçmojë tjetrin, duke menduar se ai është më i mirë prej të tjerëve”. Allahu për t’ia tërhequr vëmendjen njerëzve, i jep atij i cili nuk mashtron, që të habitet ai i cili mashtron. Mirëpo, Zoti i Lartmadhëruar këtë çështje nuk e bën absolute, apo të përgjithshme, se atëherë të gjithë njerëzit do t’i kishin pasuar vetëm shkaqet.
Pra, ne duhet që gjithmonë të kujtojmë se Allahu i Lartmadhëruar është shkakvënës dhe dhurues i shkaqeve. A është e qartë tani çka do të thotë vetëpranim dhe vetëdorëzim ndaj Allahut.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”