EL-LIANË (MALLKIMI)

Pyetje: Çka është Liani?

Përgjigjja: Lian quhet atëherë kur burri e akuzon bashkëshorten për tradhti të kurorës, e nuk ka dëshmitarë, pos vetes. Kështu ai dëshmon dhe përbetohet katër herë se është e vërtetë dhe ai vet e flet të vërtetën, ndërsa të pestën herë përbetohet se nëse gënjen dhe nuk e flet të vërtetën, mallkimi i Zotit qoftë mbi të.

Pas kësaj, në çfarë situate të mbesë gruaja? A të marrin me këtë vendim të prostitucionit? Nëse hesht ndaj përbetimit të burrit të saj, vërtetohet se ajo ka tradhtuar kurorën e saj. Mirëpo, nëse dëshmon dhe përbetohet në Zotin katër herë dhe në të pestën thotë: Nëse ai e flet të vërtetën, mallkimi i Zotit qoftë mbi veten e saj. Kështu ajo e mbron akuzimin. Vetëm se jeta bashkëshortore mes tyre përfundon dhe bëhet ndarja mes tyre, e cila quhet ndarje liani (mallkimi). Kështu mes tyre çdo gjë mer fund dhe llogaria është te Allahu.

Ajeti i Lianit (mallkimit) ka zbritur atëherë kur njëri prej sahanëve e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Nëse unë hyj në shtëpi dhe takoj një burrë me gruan time, a t’i lejoj në atë pozitë deri sa t’i sjell katër dëshmitarë? Atëherë ka zbritur ajeti i Lianit.

Ne vërejmë se ndonjë njeri e mallkon veten, duke thënë: Mallkimi i Zotit qoftë mbi veten time, nëse gënjen, ndërsa gruaja thotë: mallkimi i Zotit qoftë mbi veten time, nëse burri i saj e flet të vërtetën. Kjo nga shkaku se akuzimi në gruan për prostitucion është me e rëndë se akuzimi në burrin, sepse prostitucioni i gruas është shkak i të ngatërruarit apo përzierjes së trashëgimtarit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s