E ZGJERON KRAHARORIN TIM

E ZGJERON KRAHARORIN TIM

Pyetje: Ndonjëherë kur falem, më çlirohet edhe më zgjerohet gjoksi, e ndonjëherë nuk ndiej kënaqësi fare në namaz. Kjo ndodh pa dëshirën time. A ekziston diçka, ndonjë këshillë apo formë, e cila më bën që çdo herë të ndihem më i devotshëm dhe më i qetësuar në namaz?

Përgjigjja: Allahu i Lartmadhëruar dëshiron nga ne t’i kryejmë veprat obligative, si p.sh. namazin. Nëse i kryejmë këto vepra me qetësi, kjo do të thotë shpërblim i parakohshëm. Mirëpo, pse nuk ndien qetësi dhe ngushtohet kraharori, kjo nuk do të thotë që të mos falet namazi, përderisa ti vazhdimisht i kryen obligimet, ti vazhdimisht do të shpërblehesh për veprat e kryera. Është parim, të cilin patjetër duhet ta dish se nuk do të japim përgjigjen për çështjet të cilat nuk janë në dëshirën dhe kompetencën tonë. Njeriu i kryen gjithmonë namazet, pa marrë parasysh a i zgjerohet gjoksi në namaz apo jo, sepse namazi është obligim, e lënia e namazit, pabesim.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s