DËRGON SALAVATE PËR PEJGAMBERIN
–
Pyetje: Pse të dërgoj salavate për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe si të dërgojmë?
Përgjigjja: Allahu i Lartmadhëruar i ka urdhëruar robërit besimtarë për të dërguar salavate për Pejgamberin s.a.v.s. kur ka thënë: “Është e vërtetë se Allahu dhe Melekët e Tij dërgojnë salavate për Pejgamberin. O ju që keni besuar, dërgoni salavate për të dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzabë, 56)
Rrënja e fjalës “Salavat” është lutje, mirëpo kur të cilësohet, atëherë merr emër terminologjik, e ajo është falja apo namazi, i cili i ka fjalët (lutjet) e posaçme, të cilat i fillojmë me tekbir dhe i përfundojmë me teslim.
Ti nuk e thirr njeriun, përpos kur atij t’ia dëshirosh të mirën dhe nuk e thirr askënd tjetër pos atë, i cili ka mundësi për të ta sjellë atë të mirë. Nëse ai të cilit i lutet ka mundësi për të të sjellë të mirë, ai të jep të mirën menjëherë. Për këtë arsye salavati (lutja) prej Allahut është mëshirë e përnjëhershme, sepse Allahu nuk lut askënd për t’i dhënë dikujt diçka, mirëpo Ai vetë është dhënësi. Për këtë arsye lutja e Allahut është mëshirë e përnjëhershme, që do të thotë se kuptimi “Ai lutet (jusalij) për ju” është: “Ai ju mëshiron ju”.
Lutja e melekëve është lutje e pranuar, sepse duaja e tyre është e pastër dhe nuk refuzohet. Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe lutu për ta, se vërtet lutja jote është qetësim për ta”, ka pasur për qëllim: “Lute Allahun për umetin tënd, sepse duaja e Pejgamberit për umetin e tij do të jetë qetësim për ta.
Ndërsa, salavatet tona për të Dërguarin s.a.v.s. nuk janë për t’i sjellë të mira atij, por për të sjellë mirësi në vehten tonë, sepse çdo e mirë që i shkon Pejgamberit s.a.v.s. ajo mirësi kthehet te umeti i tij. Kjo do të thotë: Që kur dërgojmë salavate për të, ne lutemi për të mirën tonë. Nëse ti dërgon salavate një herë, Allahu t’i sjellë dhjetë të mira. Kur kërkojmë që Muhamedi s.a.v.s. të arrijë shkallën e lartë (mekamin mahmur) dhe shefaatin, ne kërkojmë që të përfitojmë prej asaj shkalle, sepse Pejgamberi s.a.v.s. me atë shkallë do të ndërmjetësojë për ne në botën tjetër, që Allahu të na sjellë të mira. Për këtë arsye kur të lutem për Pejgamberin s.a.v.s. jam lutur për veten time.
Sa i përket formës së salavatit, për të kryer obligueshmërinë, mjafton të thuhet: “Allahume sal-li alen-nebij ve sel-lim”. Kjo formë është formë e tekstit të Kur’anit fisnik. Ndërsa, sa i përket asaj se ti ke ndjenja dhe dëshiron që Pejgamberin s.a.v.s. ta nderosh edhe më shumë, përshëndete si të duash, dhe çka ndien ti se është mirë. Ne e kemi parë se si ka qenë i ndikuar për Pejgamberin s.a.v.s., kur ka thënë një njeri: “O Zoti im, për shkak të respektit që ka te Ti, për shkak të vendit që ka te Ti, për shkak të dashurisë që ka te Ti dhe dashurisë që ke te ai, si dhe të fshehtat që i keni mes vete (e ne nuk i dimë), të lutemi për salavate dhe selame për të, për familjen e tij, shokët e tij. O Zoti im, shtoje dashurinë time ndaj tij, më mëso për personalitetin dhe gradën e tij, më bashko me të, më bën të kënaqem me shikimin në të, më afro me të, më përgatit që të flas me të, dhe largoi nga unë perdet, pengesat dhe sendet që qëllojnë mes meje dhe tij. Forcoje dëgjimin tim, që ta dëgjoj dhe ta përjetoj kënaqësinë e të folurit të tij, më përgatit të takohem me të dhe të përfitoj prej tij. Dërgimin e salavatit tim bëje dritë shpërthyese, e cila fshin çdo errësirë dhe padrejtësi, çdo dyshim, çdo idhujtari, çdo shpifje dhe çdo padituri para se ta përfundoj këtë dua.
Disa thonë: “O Zoti im! Dërgo salavate për zotërinë tonë, Muhamedin, çdo salavat të cilën Ti dëshiron t’ia dërgojmë dhe në çdo kohë. O Zoti im, dërgo selame për zotërinë tonë Muhamedin dhe çdo selam që Ti dëshiron t’i dërgohet dhe në çdo kohë, salavate dhe selame të përgjithmonshme, aq sa vetëm ti di, vlerësoje aq sa vetëm ti di, me vlera të shumëfishta”.
Ne veç e dimë se si një arab i influencuar, i cili, përderisa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte ulur me të, duke e kujtuar Allahun, i thotë Pejgamberit s.a.v.s.: “O zotëria ynë, o i Dërguar i Allahut, unë nuk di të lutem me lutjen si lutesh ti dhe si lutet Muhadh bin Xhebeli, unë e di vetëm këtë: La ilahe il-lall-llah, Muhamedun resulull-llah. Muhamedi s.a.v.s. i thotë: Po edhe ne rreth kësaj çështje lutemi. Për këtë arsye mjafton të themi: Allahume sal-li alen-nebij ve sel-lim”.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”