BOTA E NUMRAVE DHE BOTA E EKZISTENCËS

BOTA E NUMRAVE DHE BOTA E EKZISTENCËS

Pyetje: A i tubon Allahu i Lartmadhëruar biliona njerëz në ditën e Kiametit në një vend, në një kohë? I nderuar Shejh, mos ma zin për të madhe. Në cilin vend, në cilën kohë? Lus Allahun t’na falë. Mendja ime nuk mund ta paramendojë një gjë të tillë. Është mahnitëse, por unë jam i dyshimtë në të.

Imami i nderuar më shikoi, fytyra e tij shkëlqeu dhe tha: Zoti të bekoftë!

E nderuara pyetëse, bija ime e nderuar. Ti nuk mund ta paramendosh madhësinë e gjithësisë. Toka është planet prej njëmbëdhjetë planetëve të sistemit diellor, ndërsa sistemi diellor është një prej një milion sistemeve sikur të sistemit diellor. E gjithë kjo është vetëm qielli i kësaj bote. Po, çka janë qiejt, toka dhe gjithçka ka mes tyre për fuqinë e Allahut, përpos sikurse një farë të cilën e hedh bujku në arë.

Astronomia na mundëson që të kuptojmë më lehtë, sepse ka gjetur masën e gjatësisë së dritës, për t’na zvogëluar numrat marramendës në mendjen tonë. Kurrë nuk mundemi të paramendojmë madhësinë e krijesave të Allahut të Lartmadhëruar. Në momentin kur ti e përkufizon gjithësinë në planetin e tokës, kjo i ngjason sikur ti të konsiderosh gjithësinë sikurse një ndërtesë, në të cilën banon ti, apo sikurse një rrugë, në të cilën ecën ti, apo sikurse një qytet, në të cilin jeton.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s