NDERIMI I TË VDEKURIT

NDERIMI I TË VDEKURIT

Pyetje: Varrimi i të vdekurit në tokë, a mos është nënçmim për të?

Përgjigjja: Varrimi i të vdekurit në tokë është nderim për të, sepse dheu është burimi i përbërjes së tij. Për këtë arsye unë sfidoj: Ai i cili e do njeriun e vdekur, le ta kthejë në bazën e tokës një ditë, dy, një javë….! Për këtë arsye, më i dashuri i të vdekurit le të angazhohet për ta varrosur të vdekurin në dhe, sepse ne kështu e kthejmë te nëna tokë, e cila ia merr të gjitha elementet e të vdekurit, e përkëdhel dhe e pranon në gjirin e saj me të gjitha elementet!!

Është interesant se, nëse ne e vendosim të vdekurin drejtpërsëdrejti në tokë, toka i pengon erërat e rënda të dalin prej tij, por nëse e vendosim në çdo vend tjetër, kundërmon erë e rëndë. Kështu, pas një kohe të gjatë zhduken elementet e tjera, për t’i lënë hapësirë që të kenë dobi elementet tjera. Të vendosurit e të vdekurit në tokë është nderim për të. Po  të kishte qenë ndryshe, kurrë nuk do ta kishim vendosur të dashurin tonë në dhe; provoje, vendose në dhe, a do të kishim duruar? Nuk do të kishim duruar, ai do të kthehet në tokë prapë. Ai është prej dheut dhe në dhe do të kthehet. Prej saj ju kemi krijuar, në të do t’u kthejmë dhe prej saj do t’ju nxjerrim edhe herën tjetër. SADAKALLAHUL ADHIJM

Ajo që e mbron jetën tonë është lëvizja dhe aktiviteti ynë, mirëpo njeriu kur të vdesë, nuk mund të lëvizë, por nëse e lëviz tjetri, po, sepse ai është shndërruar në kufomë. Allahu dëshiron që këto të meta (paaftësi) të njeriut t’i mbulojë nga njerëzit tjerë, që forma e njeriut të vazhdojë (mbetet) e gjallë, pra të ketë gjallëri në vazhdim dhe që ne mos të dimë çka ndodh pas vdekjes së tij. Këtë na e ka ilustruar me shembullin e Habilit dhe Kabilit, kur sorra e ka varrosur sorrën, që edhe ai ta varrosë vëllanë e tij, sepse çdo gjë çka rezulton prej të vdekurit, është turpëri, sepse njeriu pastaj neveritet prej kufomës dhe se pjesët e trupit të gjallë lëngojnë. Me një fjalë, varrimi i të vdekurit nën dhe është nderim për të, që njerëzit dhe të dashurit e të vdekurit të mos lëndohen.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s