ATË DITË KUR NJERIU IKËN PREJ VËLLAIT TË TIJ

ATË DITË KUR NJERIU IKËN PREJ VËLLAIT TË TIJ

Pyetje: Pasi që njeriu në ditën e kiametit ikën prej vëllait të tij, prej nënës e babait të tij, ku i mbeti ajo dashuri, të cilën e ka pasur ndaj babait, nënës e vëllait?

Përgjigjja: Allahu ka dëshiruar që t’na sjellë shembull se njeriu e ka veten e vet. Kjo vetvete bën që dashuria të jetë në atë çka më së shumti i sjell të mira dhe i bën dobi. Për këtë arsye dashuria e djalit ndaj nënës nuk rezulton vetëm në atë se ai e ka nënë. Argument për këtë kemi se fëmija largohet nga nëna dhe gji i jep një grua tjetër, e edukon gruaja tjetër, përkujdeset dhe e rrit një grua tjetër. Ai fëmijë nënën e vet nuk e njeh dhe nuk e do, por e do atë, e cila e ka dashur dhe e ka ledhatuar. Allahu i Lartmadhëruar dashurinë reciproke nënë-baba-fëmijë e ka bërë varësisht prej nevojës dhe rrethanave. Për këtë arsye kur është pyetur një grua beduine për dashurinë ndaj fëmijëve të saj, është përgjigjur: E dua më së shumti fëmijën më të vogël deri sa të rritet, të sëmurin deri sa të shërohet dhe të zhdukurin deri sa të gjendet. Pra, dashuria, varësisht prej rastit dhe nevojës. Në ditën e kiametit për besimtarët, të cilët kanë bërë vepra të mira, nuk do të jetë kështu. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Ata të cilët kanë besuar, e edhe pasardhësit vazhdojnë në përforcimin e besimit, ne ua bashkëngjisim atyre pasardhësit e tyre.” Ndërsa, ata, të cilët do të ikin nga familja e tyre, kanë bërë mëkate  dhe e kanë hidhëruar Allahun e Lartmadhëruar, do të dënohen. Atëherë, secili do të jetë i preokupuar me fatkeqësinë e vet. Ata ikin për shkak të pabesimit, për shkak të mëkateve, prej atyre të cilët kanë qenë shkak i mosbesimit dhe mëkateve.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s