SHPËRBLIMI DHE DËNIMI
–
Cila është urtësia e shpërblimit dhe e dënimit në bazë të ligjit të Allahut dhe a shpërblehet njeriu në këtë botë, para botës tjetër, e po ashtu, a dënohet para botës tjetër? Nuk ka dyshim se në këtë ka arsye dhe urtësi. Lusim Imamin e nderuar të na i sqaroj këtë.
Përgjigjja: Dua të pyes pyetësen: A e shikon jetën e saj në aspekt të veçantë dhe jetën e saj në përgjithësi, e t’u thotë njerëzve çka mendojnë për të. Nëse nuk janë të fesë sime, e vendosin ligjet e tyre të shpërblimit dhe të ndëshkimit për fëmijët e saj, edhe pse ajo i do më shumë se çdokush tjetër. Po ashtu, edhe babai. Shteti parasheh ligjin e shpërblimit dhe të ndëshkimit për qytetarët e vet. Pra, çdo përkdujdesës i diçkaje parasheh ndëshkimin dhe shpërblimin për atë. Përderisa kjo vajzë ka besuar se Allahu është Krijues, atëherë është e logjikshme të jenë shpërblimet dhe ndëshkimet. Po mos të kishte ekzistuar çështja e shpërblimit dhe e ndëshkimit, ne menjëherë do të kishim parashtruar pyetjen për ta, sepse vet natyra dhe vet mendimet në këtë botë kanë vendosur çështjen (ligjin) e shpërblimit dhe të ndëshkimit. Të ekzistuarit e shpërblimit dhe e ndëshkimit është domosdoshmëri, përderisa të ekzistojë çështja e vullnetit, e dëshirës dhe e zgjedhjes. Përderisa ti ke të drejtë të zgjedhësh, të veprosh apo të mos veprosh, patjetër duhet të ekzistojë edhe çështja: të shpërblehesh ose të ndëshkohesh, sepse atëherë nuk do kishte pasur vlerë liria e të vepruarit. Përderisa ti je i lirë dhe i vullnetshëm, patjetër duhet t’i bartësh rezultatet (pasojat) e zgjedhjes tënde. Nxënësi shkon në shkollë, ai është i lirë të dëgjojë apo të mos dëgjojë, të kuptojë apo të mos kuptojë, ai është i lirë të mësojë apo të mos mësojë. Ai gjatë tërë vitit është i lirë të zgjedhë. Po mos të ishte provimi në fund të vitit, kalimi a përsëritja, asnjë nuk do të ishte lodhur për të kuptuar e për të mësuar gjatë tërë vitit. Pra, të ekzistuarit e shpërblimit dhe ndëshkimit është garanci për mosdhunimin e të drejtës së vullnetit dhe zgjedhjes. Për këtë arsye nuk vendoset ligji i shpërblimit dhe i ndëshkimit për çështjet, në të cilat nuk ka të drejtë (pra çështjet e imponimit). Atëherë, nuk ka çka të bëhet pyetja: Pse është ligji i shpërblimit dhe ndëshkimit? Por, përkundrazi, po mos të kishte ekzistuar shpërblimi dhe ndëshkimi, patjetër do të ishte parashtruar pyetja: Pse mos të ekzistojë shpërblimi dhe dënimi? Qëllimi dhe arsyeja e të ekzistuarit të shpërblimit dhe dënimit nuk është që të kryhen veprat e ndaluara, por që të mos ndodhë të kryhen ato. Kur unë them: Vjedhësi ndëshkohet me prerje të dorës, kjo nuk do të thotë se unë jam duke thënë: Vjedh që të ta pres dorën ty. Por, kuptimi i saj është se unë jam duke thënë: Kujdes, mos vjedh, se përndryshe do të të pritet dora. Pastaj, shikojmë një njeri që në jetën e tij është në rrugë të drejtë, i dobishëm për shoqërinë, nuk ia cenon të drejtën askujt, ndërsa, në anën tjetër, një njeri tjetër krejt ndryshe prej tij. A do të ishte drejtësi që këta dy të jenë të barabartë, pra njeriu, i cili është degjeneruar, vjedh e bën krime te të tjerët, me njeriun e ndershëm dhe besnik?
Pra, pagimi bën që jeta e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër të jetë peshojë dhe pikëbashkimi i ndarjes së njërës prej tjetrës. Nuk mund të jesh i lumtur në botën tjetër pa punuar vepra të mira në këtë botë. Nuk shkëputet puna e njeriut në këtë dynja prej pagimit në botën tjetër, që do të thotë se jeta e tij është edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër. Kështu, kur njeriu bën një punë të keqe, ai do të jetë shëmbëlltyrë e mirë për të tjerët, nëse nuk ndëshkohet, nuk pengohet dhe nuk ndërpritet hovi i tij. VALLAHU EALEM ALLAHU E DI MË SË MIRI
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”