EZANI DHE CËSHTJET RRETH TIJ
–
Është bërë traditë në shumicën e xhamive, kur muezini e thirr ezanin, menjëherë pas përfundimit, thuhet me zë: “ESELAMU ALEJKE JA SEJIDIJ JA RESULULLAH”. Pra, salavatet për të dërguarin e Allahut s.a.v.s me zë, pas ezanit, a janë pjesë përbërëse e ezanit, apo kjo është shtuar më vonë. Ju lutemi të na e sqaroni?
Përgjigjja: Kjo është respekt dhe dashuri ndaj të dërguarit të Allahut s.a.v.s, mirëpo t’i e do me entuziazëm. Muhamedi a.s. ka thënë: Kur të dëgjoni muezinin dhe ai përfundon ezanin, thoni ashtu siç thotë muezini, pastaj më dërgoni salavate mua. Pra edhe muezini edhe dëgjuesit e ezanit dërgojnë salavate për të dërguarin e Allahut s.a.v.s në heshtje. Mirëpo, muezini këtë nuk duhet ta bëjë me zë të lartë, sikurse të ezanit, sepse ndokush prej njerëzve mund të mendojë se është pjesë përbërëse e ezanit dhe tekst i ezanit.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”