PSE QUHET RAMAZAN

PSE QUHET RAMAZAN

Pyetje: Pse Zoti i Lartmadhëruar muajin e agjërimit e ka quajtur Ramazan? Çka do të thotë Ramazan dhe cila është urtësia e agjërimit? Shpresojmë se do t’na i sqaroni këtë çështje. Ne lusim Allahun t’ju shpërblejë për këtë!

Përgjigjja: Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E, kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni”.(EL-BEKARE, 185)

Çka do të thotë (shehr) muaj? Fjala muaj ka prejardhjen prej fjalës “lajmërim, proklamim dhe paraqitje”. Edhe sot përdoret kjo fjalë me këtë kuptim në raste të aktmarrëveshjeve, kur themi: Esh-shehr (muaji) i aktit. Pra, lajmërim se u bë marrëveshje, që të mos ndodhë kontratë mbi kontratë. Gjatësia apo hapësira kohore quhet muaj (shehr), sepse është koha e sinjalit, në të cilin ti e lajmëron apo e paraqet. Dielli nuk ka mundësi të tregojë kohën, por është shenjë me të cilën identifikohet dhe përcaktohet dita. Dita është prej lindjes së diellit e deri në lindjen e tij herën tjetër. Kjo ditë përfshin edhe ditën, edhe natën. Dielli nuk ka ndonjë shenjë dalluese paraqitëse, në bazë të së cilës e kupton njeriu, mirëpo sa i përket hënës së re në fillim të muajit, pas kalimit të saj në faza dhe forma të ndryshme, dallohet dhe paraqitet saktësisht në formë krejtësisht të re. Pra, te hëna e re ka shenjë dalluese të muajit; atëherë, hëna e re është për të dalluar muajin, ndërsa dielli është për të dalluar ditën prej ditës. Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar ka ndërlidhur veprimtarinë e adhurimit me shenja të qarta. Në këtë rast, shenjë e qartë është hëna e re, e pas kësaj vjen shenja tjetër e ditës, e ajo shenjë është vetëm dielli, sepse hëna e re nuk është shenjë e ditës, nuk sjell ditën. Pra, ne kemi nevojë për të dy shenjat. E, kjo do të thotë se hëna e re, pas rrotullimit, është fillimi i muajit. Për këtë arsye, koha e Ramazanit fillon natën. Edhe adhurimi i Ramazanit fillon natën, pasi që nata vjen e para, kur të filloj errësira e natës, e nëse e shohim hënën, themi: Muaji i Ramazanit ka filluar. Kjo çështje nuk sjell diskutim se dita është para natës, përpos në një lloj të adhurimit, e ai është qëndrimi në arafat; e pas tij vjen nata.

Muaji i Ramazanit tregon nxehtësinë dhe ndezjen (Kur thuhet Remeda insan-do të thotë u ndez njeriu nga etja). Ramada-rëra e nxehtë; bagëtia Remedat do të thotë: E ka kapluar nxehtësia dhe është dobësuar aq shumë, sa që nuk mund të ngritet në këmbë. Pra, thelbi i fjalës është nxehtësi dhe uri e madhe. E kjo do të thotë se njerëzit kur i kanë emëruar muajt, muajin e nxehtësisë e kanë quajtur muaji i Ramazanit (nxehtësisë). Pra, ato e kanë vërejtur se cilësimi i muajve dhe emërimi i tyre në momentin e emërimit të tyre është bërë në bazë të kësaj çështjeje dhe është zëvendësuar kalendari i posaçëm arab hënor me atë të përgjithshëm diellor. Pastaj, ka ardhur muaji i Ramazanit në kohën e ftohtë të pranverës. Mirëpo, në momentin e emërimit ka qenë nxehtësi. Pra, Ramazan është quajtur në kohën e pikënisjes, apo të fillimit, në të cilin  ka qenë nxehtësi e madhe. Ashtu,  Zoti i Lartmadhëruar  e ka zgjedhur këtë muaj më këtë emër për të treguar  vështirësinë, me të cilën ballafaqohet agjëruesi.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s