DHE JENI NË LUFTË ME ALLAHUN

DHE JENI NË LUFTË ME ALLAHUN

Çështja e kamatës, problemet dhe krizat që rezultojnë prej saj, posaçërisht kur sistemet ekonomike në botë janë shkatërruar në një trup dhe ato së bashku kanë vendosur ligje e rregulla, të cilat nuk mund t’i shpëtojë asnjë shtet, posaçërisht të botës së tretë apo të vendeve të pazhvilluara të ballafaqohen me ata, cilët janë ngarkuar me borxhe, me plotësim të kritereve dhe kushteve të ditëpërditshme.

Me një fjalë, këto vende të vogla janë të udhëhequra prej vendeve të mëdha për shkak të borxheve dhe rritjeve të kamatave. I nderuari ynë, çfarë zgjidhje parashihni?

Përgjigjja: Zgjidhja e problemit qëndron në atë se a dëshiron shteti i sëmurë sistem, të cilin nuk e kanë shtetet e mëdha dhe të cilat e pranojnë se është i mirë, e pastaj të vijnë dhe ta mësojnë islamin.

Për këtë kemi argument. A ka ndonjë shtet, i cili ka filluar me sistemin ekonomik islam apo jo. A e kanë praktikuar, apo jo? A e ka penguar ndokush kur e ka filluar atë sistem, apo a e ka kundërshtuar. Unë dëshiroj të bëj krahasim në mes të sistemeve. E, pas krahasimit, nëse shoh se është i mirë, e pranoj, e nëse nuk është i mirë, u themi: Për Zotin ju e keni gabim për këtë. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur?

Pastaj, bazë kryesore e sistemit te ne është sistemi kamatar. A mund ta stabilizojmë gjendjen me sistem kamatar. Zoti i Lartmadhëruar askujt tjetër nuk i ka shpallur luftë, pos atij, i cili vepron me kamatë.

Përderisa vendet në Amerikë kanë ardhur dhe e kanë marrë sistemin e bankave islame, po ashtu edhe vendet evropiane, sepse e kanë parë se është më i volitshëm, sepse dëshmon teori të re ekonomike. Se borxhi nuk mund të lahet deri sa të kthehet kamata në 0%.

Ata dëshirojnë që këtë ta marrin nga islami dhe ta praktikojnë ndërsa, në anën tjetër, ende ka dijetarë islamë, të cilët dëshirojnë ta arsyetojnë sistemin e tyre ekonomik. Ata dëshirojnë ta largojnë sistemin e tyre ekonomik dhe të vendosin sistem të ri, ndërsa ne ende e mbrojmë, e kjo është e palogjikshme. A nuk pajtohesh në këtë çështje me mua.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s