NATALITETI I MADH

NATALITETI I MADH

Pyetje: A mos është nataliteti i madh një prej pengesave kryesore të zhvillimit ekonomik?

Përgjigjja: Është e vërtetë se kemi natalitet të madh. Kjo është e pamohueshme. Ne kemi krahasuar dhe kemi bërë analiza, të cilat sjellin shkatërrime. Ashtu siç thonë ata, në vitin 2000, është po ashtu e vërtetë. Por, parashtrohet pyetja: Pse? Ne kemi bërë llogaritjen e numrit të banorëve në vitin 2000, ndërsa nuk e kemi bërë llogaritjen se sa sipërfaqe të tokës nevojitet për atë numër të banorëve.

Çka kemi arritur? Ti ke thënë se do ta zvogëloj numrin e banorëve. Kjo do të thotë se ti ke shikuar vetëm anën negative, e nuk e ke llogaritur anën pozitive. Në vend se të thuash: Në vitin 2000 për këtë numër të banorëve nevojitet kaq e kaq sipërfaqe të tokës, kaq fabrika, e pastaj punon për shtimin e sipërfaqe së tokës dhe të fabrikave. Ti ke shikuar anën e dobët dhe ke thënë: Jo, numrin e banorëve do ta zvogëlojmë.

Pra ti ke llogaritur shtimin e popullsisë për çdo vit, e pastaj ke arritur te numri i popullsisë në vitin 2000. Vërtet, është numër i madh, natalitetet i madh, e pastaj ti thua: patjetër duhet të zvogëlojmë këtë numër. Pse ti në vend se të thuash të shtojmë prodhimin, thua ta zvogëlojmë numrin e banorëve. Pra, ti ke shikuar vetëm anën negative, e cila të bën të plogësht dhe përtac, e nuk e shikon anën pozitive, të prodhosh kaq, të punosh këtë ditë, të bëhesh i përgjegjshëm, të planifikosh e të realizosh projekte. Ne kemi shikuar anën, e cila nuk kërkon lidhje e mundim, dhe kemi kërkuar prej të tjerëve zvogëlimin e numrit të popullatës, “Ju falënderojmë. Mirë, do ta zvogëlojmë, nëse do Allahu!!”

Nëse shikojmë çështjen në jetën e rëndomtë individuale, do të shohim se çështja ndryshon. P.sh Një individ thotë: Unë kam tre fëmijë, të ardhurat personale i kam katërdhjetë lira egjiptase dhe shtesë marr kaq etj. A mjafton kjo? Natyrisht se nuk mjafton Atëherë patjetër duhet gjetur punë pas dite?

Merrem me tregti në dyqanin tim, nëse jam tregtar, ose punoj taksist, ose në ndonjë trafik. Kështu ua plotësoj nevojat anëtarëve të familjes. Ti angazhohesh dhe e lodh veten tënde për ekzistencën dhe nuk shikon në vetë ekzistencën e të thuash: E pakësoj këtë anëtar dhe atë anëtar. Ti nuk vepron kështu. Kur shtohet numri i anëtarëve, ka ngushtim të ekzistencës, ndërsa nëse vëren para se të ndodhë kriza, nuk do të kesh ngushtim dhe vështirësi.

Ne si shoqëri, parapraktikisht nuk kemi bërë asgjë për atë që do të ndodhë, për shtimin e popullsisë. Për këtë arsye, kur thuhet se pejgamberi s.a.v.s ka kërkuar mbrojtje tek Allahu prej varfërisë dhe numrit të shumtë të anëtarëve në familje (I përgjigjemi): po, që të dyja, nëse janë në të njëjtën kohë!! Ti pse ke planifikuar shumë fëmijë dhe nuk e ke planifikuar për të qenë i pasur, por ke mbetur i varfër? Pse nuk je angazhuar në jetë për ta zhdukur varfërinë? (ka njerëz që e kanë shikuar të dytën, e nuk janë brengosur për të parën. Pra ia kanë arritur qëllimit, ta zhdukin varfërinë, e nuk ka ndikuar te ata numri i madh i anëtarëve në familje.

Kur është pyetur Shejhu për projektet ekonomike islame dhe si të arrihet deri te rruga e dritës, e cila zgjidh shumë probleme të kohës bashkëkohore, dhe cili është shkaku i mosbashkëpunimit në mes të dijetarëve të fesë dhe ekonomistëve, i nderuari është përgjigjur: sepse ai i cili flet për fe, nuk ka eksperiencë për sistemin njerëzor. Ai i cili flet për sistemin e njerëzve, nuk ka eksperiencë në fe. A ka ndokush që i bashkon këto dy eksperienca, të bëhet unifikimi i botëkuptimeve, të unifikohet qëllimi? Shpresoj të ndodhë kjo.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s